TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Presidentja e Maqedonisë së Veriut përdor veton ndaj Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve

by tëvë1
2 vjet ago
1
A A
Presidentja e Maqedonisë së Veriut përdor veton ndaj Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve

Nenet 9 dhe 10 nga Ligji për mbrojtjen e fëmijëve nuk janë në përputhje me kushtetutën dhe ligjin për gjuhët, prandaj dhe nuk i kam nënshkruar. Kështu u arsyetua presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova për kthimin prapa të ligjit, i cili mes tjerash parashikonte që licencat për punonjësit të jenë në dy gjuhë, respektivisht në maqedonisht dhe shqip, apo siç është potencuar në propozim ligj, gjuhën që e flasin së paku 20% e popullsisë.

Siljanovska shprehet se vendimi i saj nuk ka qenë i ndikuar nga politika e as ka dashur që të ofendojë ndonjë gjuhë. Licencat megjithatë do të mund të merren edhe në shqip, siguron ajo.

“Vetëm bëra një thirrje që edhe një herë të shqyrtohen nenet 9 dhe 10, gjithashtu edhe njëherë të mendohet nëse kjo mënyrë e dhënies së provimit dhe marrje e licencës nuk do të lë hapësirë për autorizim diskrecional. Askush nuk konteston që kur të jepet provimi në gjuhën shqipe, licenca të merret në gjuhën shqipe. Ajo që për mua është kontestues, është që është harruar, përskaj gjuhës maqedonase dhe shqipe, e kuptohet që kur jepni provim në gjuhën maqedonase, licencën ta merrni në gjuhën maqedonase”, tha Gordana Siljanovska Davkova – Presidente.

Qeveria pasi e tërhoqi, theksoi se do ta përpunojë dhe do ta dërgojë përsëri në Kuvend.

“Bëhet fjalë për nenet 9 dhe 10 nga ligji i njëjtë. Ato dy nene ashtu siç janë formuluar janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin për gjuhët. Kështu që do të jetë vetëm formalitet, do të korrigjohen. Por të gjithë ata, në këtë rast shqiptarët të cilët do të duan që formulari për testim apo licenca të jetë edhe në shqip, kjo do të formulohet në mënyrë precize sipas kushtetutës dhe ligjit për gjuhët, do ta kenë këtë të drejtë kuptohet”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Sipas procedurës, Kuvendi ka mundësi t’i zbatojë sugjerimet dhe vërejtjet e presidentes, megjithatë kjo nuk është e detyrueshme. Pasi kthehet ligji nga Presidenca, ai duhet të shqyrtohet në afat prej 30 ditësh, nga dita e miratimit. Gjatë shqyrtimit të serishëm, deputetët mund të dorëzojnë amendamente vetëm për ato çështje që Presidenti ka dhënë vërejtje dhe sugjerime. Nëse pas shqyrtimit të dytë, Kuvendi e miraton me 61 vota, presidenti është i obliguar ta nënshkruajë dekretin për shpalljen e tij./Alsat.mk

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nissan ul parashikimin e shitjeve vjetore për shkak të konkurrencës së ashpër në Kinë

Nissan ul parashikimin e shitjeve vjetore për shkak të konkurrencës së ashpër në Kinë

​Makineritë serbe përfunduan në industrinë ushtarake ruse pas pushtimit të Ukrainës

​Makineritë serbe përfunduan në industrinë ushtarake ruse pas pushtimit të Ukrainës

Ekzekutohet me armë zjarri një 39-vjeçar shqiptar në Spanjë

Ekzekutohet me armë zjarri një 39-vjeçar shqiptar në Spanjë

Hegseth përmend Kosovën, teksa mbron veten nga nisma për shkarkimin e tij

Hegseth përmend Kosovën, teksa mbron veten nga nisma për shkarkimin e tij

Nissan ul parashikimin e shitjeve vjetore për shkak të konkurrencës së ashpër në Kinë

Nissan ul parashikimin e shitjeve vjetore për shkak të konkurrencës së ashpër në Kinë

Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?

Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?

Avokati i Popullit shpreh shqetësim për nivelin e ndotjes së ajrit në Kosovë

Avokati i Popullit shpreh shqetësim për nivelin e ndotjes së ajrit në Kosovë

Policia paralajmëron për mashtrimet online gjatë shitjes së produkteve

Policia jep detaje për plagosjen me armë zjarri në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

​Mbledhja e Komisionit Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt shtyhet për në orën 12:00

​Mbledhja e Komisionit Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt shtyhet për në orën 12:00

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Arrestohet një person i dyshuar për mashtrim me viza pune në Gjermani, u mori nga 1,200 euro tre personave

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një të miture në Fushë-Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën