Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian ka dënuar sulmet e SHBA-së të dielën ndaj tre centraleve bërthamore iraniane.
“Ky agresion tregoi se Shtetet e Bashkuara janë nxitësi kryesor i veprimeve armiqësore të regjimit sionist kundër Republikës Islamike të Iranit”, tha Pezeshkian të dielën.
“Edhe pse fillimisht u përpoqën të mohonin rolin e tyre, pas përgjigjes vendimtare dhe parandaluese të forcave tona të armatosura dhe paaftësisë së qartë të regjimit sionist, ata u detyruan në mënyrë të pashmangshme të hynin vetë në fushëbetejë.”
Pezeshkian i ka bërë thirrje publikut të bashkohen përballë sulmeve nga Izraeli dhe SHBA-të.