Michel para mediave u shpreh i bindur se e ardhmja do të jetë më e sigurt me Ballkanin Perëndimor brenda BE-së, raporton Teve1.info
“Do të jetë një takim i rëndësishëm. Jam i bindur se e ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e sigurt me Ballkanin Perëndimor brenda BE-së. Sot do të nënshkruajmë një marrëveshje me tarifat roaming”, tha ai.
Po ashtu, presidenti i KE-së deklaroi se është moment i rëndësishëm që Samiti i sotëm po mbahet për herë të parë në rajon.
“Është një moment i rëndësishëm sepse është hera e parë që këtu në rajon kemi këtë takim midis BE-së”, shtoi Michel. /Teve1.info/