TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Presidenca: Procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit duhet të jetë kredibil

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Presidenca: Procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit duhet të jetë kredibil

Ai ka bërë të ditur se presidentja Vjosa Osmani është në komunikim me palët e interesit dhe se ajo në ditët në vijim do të takohet me përfaqësuesit e organizatave që kanë monitoruar procesin e përzgjedhjes se Kryeprokurorit, për të dëgjuar vërejtjet e tyre mbi mbarëvajtjen e këtij procesi.

“Presidentja nënvizon se procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit duhet të jetë kredibil dhe me integritet të plotë për të siguruar që besimi i qytetarëve ndaj Prokurorisë se Shtetit nuk dëmtohet. Po ashtu, presidentja ka theksuar se kandidati i propozuar duhet të plotësojë të gjitha kërkesat ligjore, duke përfshirë edhe atë të integritetit”, ka thënë Kupina duke shtuar se për veprimet e mëtutjeshme opinioni publik do të njoftohet me kohë.

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), pas një procesi disa javor ku garuan disa kandidatë, votoi në mënyrë unanime Blerim Isufaj, për Kryeprokuror të Shtetit dhe e rekomandoi atë për dekretim te presidentja.

Procesi i përzgjedhjes së tij u kundërshtua nga shoqëria civile që monitoruan procesin, duke rekomanduar që i tërë procesi i përzgjedhjes dhe emërimit të Kryeprokurorit të ri të Shtetit të anulohej dhe të përsëritej, që të evitoheshin shkeljet procedurale dhe defektet e evidentuara.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i drejtuesit të Zyrës së BE-së në Kosovë, i ambasadorit amerikan dhe atij gjerman.

Ambasadori amerikan Jeff Hoevenier tha se prezenca e përfaqësuesve të ambasadës gjatë seancës së 6 prillit, ku KPK-ja në mënyrë unanime nominoi Blerim Isufajn për postin e kryeprokurorit të Shtetit, nuk duhet të shihet si mbështetje e SHBA-së për këtë proces.

Kritikat u hodhën poshtë menjëherë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, i cili në reagimin për publikun tha se procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit ishte plotësisht legjitim.

Ndryshe, pas përzgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, ai duhet të dekretohet nga presidentja Vjosa Osmani. Kryeprokurori aktual i shtetit, Aleksandër Lumezi pas shtatë vjetësh në këtë post, më 21 prill 2022 përfundon mandatin./KP

Tags: PRESIDENCA
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vazhdon gjykimi në rastin e Nagip Krasniqit, sot seanca e radhës

Vazhdon gjykimi në rastin e Nagip Krasniqit, sot seanca e radhës

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperatura deri në 18°C, parashikimi i motit

Bajrami: Opozita nuk e mbështeti, prandaj LVV-ja nuk e propozoi Osmanin

Bajrami: Opozita nuk e mbështeti, prandaj LVV-ja nuk e propozoi Osmanin

Bajrami për vendimin e Kushtetueses: Vendimi i presidentes ishte i ngutshëm, por pezullimi i Kuvendit është radikal

Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Dubai arrijnë në Aeroportin e Shkupit

Atletico mposht Tottenhamin, i afrohet çerekfinales

Atletico mposht Tottenhamin, i afrohet çerekfinales

“Info Nata”- 10.03.2026

“Info Nata”- 10.03.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën