TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Premtohet përmirësimi i kushteve për të verbrit

nga TËVË 1
15 Tetor, 2023
0
A A
​Premtohet përmirësimi i kushteve për të verbrit

Strategjia për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar si dhe përfshirja e Konventës së Personave me aftësi të kufizuar në Kushtetutën e Kosovës pritet që të përmirësojë pritet të përmirësojë kushtet për këtë kategori të shoqërisë.

Kështu u tha sot në konferencën e organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë në bashkëpunim me Shoqatën e të Verbërve të Kosovës në kuadër të hapjes së Javës Ndërkombëtare të Njeriut me Shkop të Bardhë në Prishtinë.

Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Habit Hajredini tha se Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka sintezë vokale në gjuhën shqipe, derisa shtoi se po punojnë në këtë drejtim.

Ai shtoi se ka filluar hartimi i strategjisë për të drejtat e personave me aftësi te kufizuara, derisa shtoi se kjo strategji është në fazën fillestare dhe po përkrahet edhe nga Komisioni Evropian.

“Kemi marrë nismën për të hartuar strategjinë për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, natyrisht kjo strategji që vetëm ka filluar të punohet, jemi në fazën fillestare, është bërë vlerësim i punës që është bërë më herët si qeveri dhe shohim që ka pasur progres por ka pasur vakum, mangësi në disa fusha, në disa elemente. Dhe strategjia po synon që ato t’i përmirësojë, thash që e kemi nisur procesin e programeve nga Komisioni Evropian për të parë taktiken e mirë, eksperiencën për të vendosur me dokumentin tonë, natyrisht prioritet është edukimi, shëndetësia, aspekti social, punësimi, qasja dhe të gjitha ato nevoja të tjera që duhet të punojmë së bashku për të parandaluar diskriminimin”, tha Hajredini.

Hajredini shtoi se me përfshirjen e Konventës së Personave me aftësi të kufizuar si pjesë e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, institucionet do të marrin zotime për të përmirësuar kushtet e kësaj kategorie shoqërore.

Sipas tij, përfshirja e kësaj konvente është në fazën e fundit pasi edhe Gjykata Kushtetuese i ka dhënë dritën jeshile kësaj nisme.

“Natyrisht ne edhe pa konventë jemi të obliguar për të punuar për qytetarët por në momentin kur të përfshihet konventa në Kushtetutën e Republikës fillojnë të merren zotime dhe obligime edhe më të mëdha nga ana e institucioneve, në dy nivele, duke përfshirë nivelin qendror dhe nivelin lokal, por në të njëjtën kohë edhe strukturat apo agjencitë e pavarura jashtë qeverisë që janë shumë të rëndësishme duke përfshirë edhe gjyqësorin, prokurorinë, policinë, dhe strukturat e tjera sepse mendojmë dhe duhet dhe është obligim që hallkat zinxhirore institucionale të jenë të përbashkëta në të mirë të qytetarëve tanë të verbër”, potencoi Hajredini.

Ndërkaq, kryetari i Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, Daut Tishuki tha se shkopi i bardhë u shërben personave të verbër që të identifikohen si të tillë, si dhe t’i identifikojnë sfidat që u paraqiten atyre.

Ai shtoi se ka progres sa i përket përmirësimit të gjendjes për të drejtat e personave të verbër, ani pse mangësitë ende ekzistojnë.

“Do të ketë aktivitete në aspektin e sensibilizimit dhe vetëdijesimit të opinionit edhe në demonstrimin e vlerave të personave të verbër. Në periudhën prej vitit të kaluar deri sot, vërtetë ka një progres sa i përket gjërave madhore… Qeveria pasi e pati shpallur në vitin 2022 vit të aftësisë së kufizuar, gjatë këtij viti janë është një progres bukur madhor, është bërë një ndërgjegjësim i institucioneve, edhe ka kaluar edhe me veprime konkrete siç është me 13 dhjetor të vitit të kaluar qeveria veç e ka dhënë vizën dhe e ka drejtuar konventën për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar n parlament për ndryshime të për fshihet ajo konventë në kushtetutë… Me ligjin e buxhetit për 2024 ligji i buxhetit ka paraparë që janë alokuar 1 milion euro për zhvillimin e sintezës lokale, lokalizmin e një softueri folës dhe furnizimin e të verbërve me 1500 licenca të atij softueri”, tha Tishuki, shkruan KP.

Kurse, këshilltari i zëvendëskryeministrit, Halil Kurmehaj tha gjatë këtij viti një numër i konsiderueshëm i personave të verbër janë punësuar dhe kanë status të rregullt të punës.

“Për herë të parë në Kosovë, në kuadër të kornizës juridike është normuar, gjegjësisht në Ligjin për zyrtarët publikë që sapo ka hyrë në fuqi është një normë ku normohet punësimi i personave me aftësi të kufizuara. Po ashtu jemi duke finalizuar që edhe zyra e drejtorit Hajredini ka dhënë komentet e tij, sa duket edhe shoqata, që po bëhet edhe një akt i brendshëm për procedurat e rekrutimit të personave me aftësi të kufizuara, rrjedhimisht të verbër që janë punësuar, kanë statusin e rregullt të punës… Që tani jemi të gatshëm që të pranojmë një kontingjent në praktikë me pagesë në Zyrën e Kryeministrit… Shumë shpejt do të koordinohemi edhe me Ministrinë e Arsimit të Shkencës dhe Teknologjisë që të bëjmë një vizitë brenda këtij viti në Qendrën Burimore për të Verbër në Pejë”, tha Kurmehaj.

Nga sot deri më 22 tetor, shënohet “Java e njeriut me shkop të bardhë”. 15 tetori, nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara, nga viti 1964 i është dedikuar të verbërve, njerëzve me shkop të bardhë dhe ka për qëllim sensibilizimin e shoqërisë që në mesin e tyre janë edhe njerëzit e verbër, po aq të rëndësishëm sa gjithsecili prej nesh.

Tags: kushtet e jetesësKushtetua e KosovësShoqata e të Verbërve të Kosovës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti flet me Sullivan: Kemi nevojë për ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë

Kurti nderon dëshmorët e fshatit Bllacë në përvjetorin e 7 Qershorit

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Sheshi që ndan Malishevën – opozita flet për zvarritje, komuna për sukses

Sheshi që ndan Malishevën – opozita flet për zvarritje, komuna për sukses

Një grua sulmon me thikë kalimtarët në Gjermani – vritet nga policia

Një grua sulmon me thikë kalimtarët në Gjermani – vritet nga policia

Stojkoviq për gazetarët serb: ”Nuk ju pëlqeu loja? Gjeni një tjetër trajner”

Stojkoviq për gazetarët serb: ”Nuk ju pëlqeu loja? Gjeni një tjetër trajner”

Sylvinho: “Ndeshja më e mirë në dy-tri vjetët e fundit”

Sylvinho: “Ndeshja më e mirë në dy-tri vjetët e fundit”

Kurti flet me Sullivan: Kemi nevojë për ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë

Kurti nderon dëshmorët e fshatit Bllacë në përvjetorin e 7 Qershorit

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X