TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Premtimet e projektet ekonomike, Hoti akuzon për dështime Qeverinë Kurti

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
​Premtimet e projektet ekonomike, Hoti akuzon për dështime Qeverinë Kurti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti kritikon qeverinë aktuale se ka dështuar në implementimin e projekteve të mëdha ekonomike dhe mos përmbushjen e angazhimeve në arsim dhe shëndetësi.

Në një intervistë për KosovaPress, Hoti thotë se veprimet e Qeverisë Kurti kanë qenë të pakta dhe larg çdo standardi për përmirësimin e kushteve në sektorët kyç. Ai po ashtu thotë se as projektet që janë lënë në gjysmë nga qeveritë kaluara nuk kanë shkuar përpara.

“Është mandati më i dobët ndonjëherë qeverisës në vend dhe këto nuk janë vlerësime të opozitës, por mund të verifikohen në terren në secilin prej sektorëve një nga një, sheh se nuk janë realizuar as premtimet jo se jo, por nuk janë ndërmarrë edhe veprimet karshi situatave të krijuara që ka pas nevojë për ndërhyrje të qeverisë. Tek premtimet, në aspektin ekonomik gati që nuk ka asnjë projekt të madh kapital që ndryshon situatën ekonomike në vend. As projekte që janë lënë në gjysmë nga qeveritë e kaluara nuk kanë shkuar përpara. Premtimet në arsim e shëndetësi kanë qenë mashtrime të qytetarëve dhe të sektorëve të caktuar. Të shohësh tash se kryeministri që shkon dhe promovon salla të caktuara në kuadër të shërbimit spitalor të Kosovës, ndërkohë që katër vjet nuk bisedon për sigurime shëndetësore, ose për të rregulluar njëherë e përgjithmonë furnizimin me barna nga lista esenciale, ose ofrimin e disa shërbimeve më të specializuara brenda QKUK-së, në mënyrë që njerëzit të mos kenë nevojë të dalin jashtë. Në fushën e arsimit është e njëjta gjë”, thotë Hoti.

Hoti tha se të ardhurat për kokë banori kanë rënë rreth 67 për qind krahasuar me vitet e kaluara kur kanë qenë rreth 74 për qind.

“Në vitet e kaluara së paku kemi qenë jo vendi fundit për nga varfëria në Evropë, sigurisht kemi qenë në pjesën e poshtme të renditjes për shkak trashëgimisë që kemi si ekonomi. Por, ajo që ka ndodhë në tre vitet e fundit në veçanti në bazë të dhënave të Bankës Botërore tregon që nuk kemi pas një konvergjencë ekonomike të Kosovës sa i përket të ardhurave për kokë banori me mesataren rajonale te të ardhurave për kokë banori me mesataren e të ardhurave për kokë banori me vendet e BE-së, por kemi pas një divergjencë, ka shkuar ende më poshtë mesatarja e të ardhurave për kokë banori në Kosovë krahasuar me regjionin. Ndërkohë që vendet tjera në regjion, në veçanti Shqipëria, por edhe Mali i Zi, vendet e tjera janë duke lëvizur shumë më shpejtë drejt mesatares së BE-së, ne jemi duke shkuar poshtë, edhe ndaj mesatares së BE-së edhe ndaj mesatares së vendeve të Ballkanit. Dikur ka qenë rreth 74 për qind të ardhurat për kokë banori në vend si mesatare e vendeve të Ballkanit Perëndimor, tani kemi rënë rreth 67 për qind”, tha Hoti.

Ndërsa sa i përket ligjit të punës, Hoti gjithashtu kritikon mungesën e dialogut social dhe thotë se kjo barrë financiare duhet t’i ngarkohet buxhetit të shtetit.

“Përvojat ndërkombëtare janë të tilla që kjo barrë financiare duhet të ngarkohet shoqërisë, që është buxheti i shtetit, por, edhe në këtë pjesë po bëhen katër vjet që nuk kemi një dialog social, ku ulen odat ekonomike si përfaqësues të bizneseve, ku ulen sindikatat si përfaqësues të punëtorëve dhe qeveria, në mënyrë që të dialogohen këto çështje dhe të gjenden zgjidhje”, tha Hoti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Cilët janë dy emrat që do ta pranonin postin e presidentit në këtë situatë politike, sipas Spahiut?

Cilët janë dy emrat që do ta pranonin postin e presidentit në këtë situatë politike, sipas Spahiut?

 Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria

Qeveria ndan mbi 4 milionë euro për furnizim me barna esenciale

Gërmimet në Zubin Potok, Kurti: Dyshojmë se mbetjet mortore mund t’iu përkasin intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës

​Kurti: Nuk ka proces gjyqësor as në vend, as jashtë tij, që mund ta njollosë UÇK-në

Pozhari: Negociatat VV-LDK për presidentin kanë nuanca të dështimit

Pozhari: Negociatat VV-LDK për presidentin kanë nuanca të dështimit

Cilët janë dy emrat që do ta pranonin postin e presidentit në këtë situatë politike, sipas Spahiut?

Cilët janë dy emrat që do ta pranonin postin e presidentit në këtë situatë politike, sipas Spahiut?

“InfoNata” 26.08.2026

“InfoNata” 26.08.2026

Muriqi do të luaj në Ligën e Kampionëve me Fenerbahçen

Muriqi do të luaj në Ligën e Kampionëve me Fenerbahçen

Shkon në 150 numri i të vdekurve nga përmbytjet në kufirin Nepal-Tibet

Shkon në 150 numri i të vdekurve nga përmbytjet në kufirin Nepal-Tibet

88 ditë protestë në Tiranë

88 ditë protestë në Tiranë

 Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria

Qeveria ndan mbi 4 milionë euro për furnizim me barna esenciale

Gërmimet në Zubin Potok, Kurti: Dyshojmë se mbetjet mortore mund t’iu përkasin intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës

​Kurti: Nuk ka proces gjyqësor as në vend, as jashtë tij, që mund ta njollosë UÇK-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën