TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Prekje tradicionale, perspektiva moderne”

by Albiona Hajdari
3 vjet ago
0
A A
“Prekje tradicionale, perspektiva moderne”

Përmes ekspozitës “Prekje tradicionale, perspektiva moderne”, gra të komuniteteve të ndryshme në Prishtinë shfaqën zanatet dhe talentet e tyre. Ministria e Zhvillimit Rajonal bën të ditur se aktivitete të tilla do të shtohen.

Punën e tre muajve po e shfaq publikisht për herë të parë.

Brenda Shoqatës së Kulturës, Artit dhe Sportit ‘’Gerçek’’ në Prishtinë, Rabije Dragusha zgjodhi të tregojë disa prej punimeve të saj.

Kjo pasi në këtë objekt, mesditën e së martës u hap ekspozita ‘’Prekje Tradicionale, Perspektiva Moderne’’.

“Këto i kam punu une për tre muj, jemi ardhë n’kurs edhe i kam punu krejt këto punimet. Shumë mirë po m’vjen, shumë interesant se krejt janë të interesume me punu”, u shpreh Rabije Dragusha.
E Shukrije Sopjani shpreh kënaqësinë e të punuarit bashkë me koleget e saj.

“Me vullnet kur t’i bën kurgjë nuk është e lodhshme ama punë dojnë normal. Shumë jam e knaqne edhe me punë, edhe me kolege që kemi qëndru këtu e kemi kalu kohën”, tregoi Sopjani.
E gjithë kjo punë dore është bërë nga gratë në Prishtinë.

Kurse kursi i gjithi ka qenë falas.

Ndërsa interesimi i tyre për të mësuar gjatë kësaj periudhe ka qenë i madh.

“Ka një interesim shumë të madh prej grave si dhe vajzave të reja prej moshës 15 vjeçare deri në moshën 60. I mbajmë gjithsej pesë kurse. Kemi ngjyrosjen në dru, relievin, thurje, bizhuteria, djegia në dru edhe kordelet”, tha Blerta Mehani Cakaj, trajnere në shoqatë.

E kjo ekspozitë u bë në kuadër të festës së tetë marsit.

“Janë vepra të bëra nga gratë nga të gjitha komunitetet në Prishtinë, shqiptare, turke, boshnjake. Për mua kjo ka një rëndësi dhe vlerë shumë të madhe”, deklaroi Sabri Tunç Angili, ambasadori turk në Kosovë.

Kurse ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka me këtë rast bëri të ditur se aktivitetet do të shtohen.

“Duhet të zgjerojmë, të shtojmë këto lloje të projekteve. Qëllimi është të kemi më shumë gra jo që rrinë në shtëpi, por që kontribuojnë edhe në ekonominë familjare, edhe në atë kombëtare. Ne si ministri do të jemi përkrahës të këtij projekti, dhe njëkohësisht kemi filluar procedurat me Komunën e Prishtinës, që kjo ndërtesë të bëhet më moderne”, u shpreh Fikrim Damka, ministër i Zhvillimit Rajonal.

Këtë punë të grave të komuniteteve të ndryshme e vlerësoi lart deputetja Labinota Demi Murtezi.

“Është kënaqësi shumë e veçantë të shoh shumë ngjyra, të shoh arte të ndryshme me të cilat gratë merren dhe e kalojnë kohën e lirë dhe i kontribuojnë ekonomisë së familjes”, u shpreh Demi Murtezi.

Ekspozita e titulluar “Prekje tradicionale, perspektiva moderne” u organizua nga Shoqata GERČEK me mbështetjen e Kurseve të Rekrutimit Profesional Konya (KOMEK) dhe me kontributet e Institutit Yunus Emre.

ShareTweet

Postime të ngjashme

18-vjetori i Pavarësisë, Kuvendi mblidhet nesër për seancë solemne

Kuvendi mban nesër seancë të jashtëzakonshme, do të diskutohet për Raportin e Progresit për vitin 2026

Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e të dyshuarit për vjedhje të rëndë

Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e të dyshuarit për vjedhje të rëndë

Shiroka-Pula priti në takim Shefin e EULEX-it, Antero Lopes

Shiroka-Pula priti në takim Shefin e EULEX-it, Antero Lopes

Aktakuzë ndaj një personi për sulm ndaj KFOR-it dhe veturave të mediave në Zveçan në vitin 2023

Aktakuzë ndaj një personi për sulm ndaj KFOR-it dhe veturave të mediave në Zveçan në vitin 2023

18-vjetori i Pavarësisë, Kuvendi mblidhet nesër për seancë solemne

Kuvendi mban nesër seancë të jashtëzakonshme, do të diskutohet për Raportin e Progresit për vitin 2026

Hegseth e quan nismën për shkarkimin e tij “spektakël politik”

Hegseth e quan nismën për shkarkimin e tij “spektakël politik”

Rubio i quan bisedimet trepalëshe në Abu Dhabi “shumë produktive”

Rubio i quan bisedimet trepalëshe në Abu Dhabi “shumë produktive”

Serbia nis hetimet ndaj zyrtarëve të ish-pushtetit, por a do të hapen edhe dosjet e Banjskës dhe të Radoiçiqit?

Serbia nis hetimet ndaj zyrtarëve të ish-pushtetit, por a do të hapen edhe dosjet e Banjskës dhe të Radoiçiqit?

Fazliji gati për sfidat e nëntorit

Fazliji gati për sfidat e nëntorit

Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e të dyshuarit për vjedhje të rëndë

Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e të dyshuarit për vjedhje të rëndë

Hajrizi i lumtur me kthimin te Kosova

Hajrizi i lumtur me kthimin te Kosova

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën