Mëngjesi i 17 Shkurtit, Prekazin e ka zbardhur të qetë dhe me pak lëvizje të qytetarëve, raporton teve1.info
Sipas gazetares Fetije Kamberi, në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz janë bërë përgatitjet për shënimin e festës së Pavarësisë, mirëpo përveç pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nuk kanë filluar vizitat e qytetarëve apo udhëheqësve shtetëror.
Vizitat zyrtare në këtë vend historik të shtetësisë së Kosovës janë paraparë gjatë ditës, derisa çdo vit vendin heroik e vizitojnë edhe qindra e mijëra qytetarë.