Platforma eKosova ka njoftuar se tani përmes saj mund të parashtroni kërkesën dhe të pranoni vërtetimin e të kaluarës kriminale nga Policia e Kosovës, tërësisht në mënyrë digjitale.
Në njoftim thuhet se pasi që kërkesa të jetë trajtua, do të njoftoheni përmes platformës për të shkarkuar dokumentin.
“E gjitha që ju nevojitet është që të parashtroni kërkesën dhe të prisni derisa zyrtarët përgjegjës nga Policia e Kosovës të trajtojnë kërkesën tuaj. Pasi që kërkesa e juaj të jetë trajtuar, ju do të njoftoheni në mënyre automatike për të shkarkuar versionjin elektronik të dokumentit të nënshkruar në mënyre digjitale”, thuhet në njoftimin e tyre.
eKosova është platformë shtetërore ku disa nga shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike./teve1.info