E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, u takua te enjten me ministrin e saporiemëruar të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për të diskutuar bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe bashkëpunimit policor.
Sipas ambasadës amerikane, gjatë takimit, u theksua rëndësia e koordinimit të ngushtë mes dy vendeve dhe përparësive të përbashkëta për të ruajtur stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor.
Palët ranë dakord që bashkëpunimi i mëtejshëm do të ndihmojë në adresimin e sfidave të përbashkëta dhe në forcimin e partneriteteve institucionale.








