TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Pranverë e rëndë për bujqit

Rritja e çmimit të naftës po rëndon mbi bujqësinë në Kosovë, duke rritur kostot e prodhimit dhe duke vështirësuar nisjen e sezonit të mbjelljeve.

by Jona Kelmendi
1 orë ago
0 0
A A

Dita e punës nis herët për Vehbi Mjekun në Milloshevë të Obiliqit.

Për këtë, gati i ka edhe pajisjet për punimin e tokës.

Por, këtë pranverë kosto për lëvizjen e tyre është rritur.

Krejt kjo pas rritjes së çmimit të naftës në Kosovë.

“Qeky far çmimi shkaku i luftës, besoj që ka me ndiku në punën e tokës po dashtë Zoti ministria e bujqësisë e lëshon dorën pak të bujqit. Ende sa i përket bujqësisë nuk kemi ble me çmim të ri po duhet tash të fillojmë së është sezona e të mbjellave”, shprehet Vehbi Mjeku-bujk.

Mjeku punon mbi 14 hektarë tokë, por siç thotë ai për një hektar i nevojiten 30 litra naftë.

“Unë i kam 14 hektarë e gjysmë krejt i punojë normal në patate ka me pas ndikime me plehra e me gjitha po nëse qeveria na ndihmon besoj se ja dalim së bashku. Një hektar minimumi është 30 litra, veç një punë me kry e tani është plus freza, plus me mbjell veç pa 200 euro s’mund e kryn”, thotë ai.

E me të njëjtën sfidë po përballet edhe Sani Koskoviku në fshatin Barilevë të Prishtinës.

“Po ndikon se gjithë e kemi marrë 1,10  ose 1,15 euro litrën e tash është bo 1,86. Po ndikon shumë se jo pak se na krejt me naftë i punojnë shembull me i frezu me i levru, me i mbjell deri tek arat me shku duhet me naftë me shku. Dikund më së pakti 1000litra gati a 700-800 na kanë shku veç për me i mbjell patatet”, thotë Sani Koskoviku- bujk.

E sipas ekspertit të bujqësisë, Fatmir Selimi, kjo rritje e çmimit të naftës nuk prek vetëm punën në tokë, por ndikon në të gjithë zinxhirin e prodhimit.

“Në këtë periudhë kohore që po ndodh dmth rritja e çmimit të naftës ka me ndiku normalisht edhe ne mundësinë e bujqve qe me mbjell sipërfaqen të cilat i kanë të parapame kjo me ndiku në krejt koston e prodhimit të produkteve bujqësore kjo ndikon edhe në rritjen e çmimit të farave të cilat importohen nga ana e jonë ndikon gjithashtu edhe në çmimin e ushqimit që importohet e cila varet kogja shumë nga importi e në të njëjtën kohë duke qenë se ne e marrim naftën prej dika edhe në këtë mënyrë kjo ndikon në kosoton e prodhimit pra kjo është një mënyrë zingjirore”, shprehet Fatmir Selimi-ekspert i bujqësisë.

Ndryshe, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) njofton se çmimet maksimale të lejuara për derivatet janë 1.86 euro për një litër naftë dhe 1.49 euro për atë të benzinës.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kulla: Palestina do të njihet si shtet, me monitorim e garanci ndërkombëtare sikurse Kosova

Kulla: Trump po shfaq nervozizëm – Hormuzi i pakontrollueshëm

PDK mban konferencë për media

Protesta e studentëve në Shkup-PDK: E drejta për arsimim e vlerësim në gjuhën amtare, e garantuar me ligj

6 prilli i ‘99-ës në Kuçicë, fillimisht i vranë burrat e më pas i plaçkitën gratë

6 prilli i ‘99-ës në Kuçicë, fillimisht i vranë burrat e më pas i plaçkitën gratë

Maqedonci: Kuvendi jo funksional, pengesë për dërgimin e FSK-së në Gaza

Gati dokumentacioni për sigurimin shëndetësor dhe jetësor – FSK afër misionit paqësor në Gaza

Kulla: Palestina do të njihet si shtet, me monitorim e garanci ndërkombëtare sikurse Kosova

Kulla: Trump po shfaq nervozizëm – Hormuzi i pakontrollueshëm

“Matrix” 06.04.2026

“Matrix” 06.04.2026

PDK mban konferencë për media

Protesta e studentëve në Shkup-PDK: E drejta për arsimim e vlerësim në gjuhën amtare, e garantuar me ligj

6 prilli i ‘99-ës në Kuçicë, fillimisht i vranë burrat e më pas i plaçkitën gratë

6 prilli i ‘99-ës në Kuçicë, fillimisht i vranë burrat e më pas i plaçkitën gratë

Pranverë e rëndë për bujqit

Pranverë e rëndë për bujqit

Maqedonci: Kuvendi jo funksional, pengesë për dërgimin e FSK-së në Gaza

Gati dokumentacioni për sigurimin shëndetësor dhe jetësor – FSK afër misionit paqësor në Gaza

Policia në mungesë rreshterësh, s’hapën konkursin që nga 2024-ta

Policia në mungesë rreshterësh, s’hapën konkursin që nga 2024-ta

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën