TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pranon fajësinë për mosraportim të pasurisë ish-anëtarja e Këshillit Drejtues në Galerinë e Kosovës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Një muaj paraburgim për serbin e dyshuar për krime lufte në Kosovë

E akuzuara Vjosa Hamiti, ish-anëtarja e Këshillit Drejtues në Galerinë Kombëtare të Kosovës, ka pranuar fajësinë në shqyrtimin fillestar në rastin ku e njëjta po akuzohet për mosraportim të pasurisë.

Hamiti akuzohet se nuk ka deklaruar të ardhurat e bashkëshortit të saj Muhamet Hamiti, ish- ambasador i Kosovës në Londër, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Një deklarim të tillë rreth fajësisë e akuzuara Hamiti e ka bërë pasi që aktakuza u konsiderua e lexuar me pajtimin e palëve.

E njëjta po ashtu tha se një gjë të tillë e kishte bërë nga pakujdesia, duke i propozuar gjykatës që të i shqiptoj një dënim më të butë.

Po ashtu edhe mbrojtësi i të akuzuarës Hamiti, avokati Florian Petani lidhur me pranimin e fajësisë nga ana e të njëjtës tha se ishte bërë në konsultim të mjaftueshëm me mbrojtjen.

Avokati Petani po ashtu i propozoi gjykatës që të akuzuarës Hamiti në rastin e shqiptimit të dënimit të i marr parasysh rrethanat lehtësuese pasi që e njëjta nuk kishte rënë asnjëherë më parë ndesh me ligjin.

Pranimi i fajësisë nuk u kundërshtua as nga prokurori Rrahim Podvorica, pasi që sipas tij, ishte bërë në mënyrë vullnetare dhe në konsultim me mbrojtën, dhe i njëjti u aprovua nga gjykatësi Eroll Gashi.

Shpallja aktgjykimit lidhur me këtë çështje penale pritet të bëhet më 27 korrik 2023.

Sipas aktakuzës së përpiluar nga prokurori Themelore në Prishtinë më datë 29 maj 2023, e akuzuara në cilësinë e Zyrtarit të Lartë Publik, Anëtare e Këshillit Drejtues në Galerinë Kombëtare të Kosovës, me dashje ka vepruar ne kundërshtim me nenin 5 par. 1 te Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollimin e Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të gjithë personat zyrtar, në atë mënyrë që e njëjta edhe pse ka qenë e obliguar dhe e njoftuar me kohë nga ana e Zyrtares Kontaktues pranë Organit të Punësimit, për të bërë deklarimin e saktë për vitin 2021 e njëjta nuk e ka bërë deklarimin e saktë ashtu që nuk i ka deklaruar te ardhurat për bashkëshortin e saj Muhamet Hamiti shumën prej 4289.65 euro.

E me këtë sipas aktakuzës Hamiti akuzohet se ka kryer veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare nga neni 430 paragrafi 2 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nimani: Synojmë gjashtë deputetë në Kuvend, pastaj bashkimin e forcave me PDK-në

Nimani: Synojmë gjashtë deputetë në Kuvend, pastaj bashkimin e forcave me PDK-në

Berisha: Propaganda e VV-së e paarritshme te AAK-ja, nuk biem në pallavra politike

Berisha: Propaganda e VV-së e paarritshme te AAK-ja, nuk biem në pallavra politike

Osmani: Gjenocidi i Millosheviqit shkaktoi dhimbje të thella që s’do të shuhet kurrë

Osmani: Lajmet e mira për Kosovën s’do të ndalen

Durmishi: I kemi shkëputur kontratat për 4 segmente të autostradës së Gjilanit

Emisioni “Info Nata” 19.12.2025

Emisioni “Info Nata” 19.12.2025

Hamza premton paga dhe pensione 50% më të larta, sfidon kritikat e Kurtit

Hamza premton paga dhe pensione 50% më të larta, sfidon kritikat e Kurtit

Osmani: Gjenocidi i Millosheviqit shkaktoi dhimbje të thella që s’do të shuhet kurrë

Osmani: Lajmet e mira për Kosovën s’do të ndalen

Durmishi: I kemi shkëputur kontratat për 4 segmente të autostradës së Gjilanit

Durmishi: I kemi shkëputur kontratat për 4 segmente të autostradës së Gjilanit

Durmishi: Nuk ka komunë në Kosovë që Qeveria Kurti nuk ka bërë investime

Durmishi: Nuk ka komunë në Kosovë që Qeveria Kurti nuk ka bërë investime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën