TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Pozitë e opozitë akuzojnë AKP për pabarazi gjinore në staf

nga tëvë1
7 Maj, 2024
0
A A
​Pozitë e opozitë akuzojnë AKP për pabarazi gjinore në staf

Nga 209 punëtorë në Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), mbi 53 për qind janë meshkuj dhe 46 prej tyre femra. Pozitë e opozitë kanë akuzuar këtë institucion për pabarazi gjinore duke e ndërlidhur me peticionin e punëtorëve të AKP-së, megjithatë nga ky institucion janë zotuar se do të punojnë në këtë drejtim, ani pse kanë bërë disa përpjekje për ta rritur këtë numër. Mirëpo, të njëjtit kanë insistuar se personi që ka ngritur peticionin dhe ka aplikuar për pozitë të lartë drejtuese, nuk i plotëson kriteret.

Në komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione ku është diskutuar lidhur me peticionin e punëtorëve të AKP-së, ku të ftuar ishin kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të AKP-së dhe Drejtori Ekzekutiv i AK-së, është theksuar se është shqyrtuar kjo kërkesë.

Madje, për këtë kryesuesi i Bordit Drejtorёve tё AKP-sё, Mentor Hyseni ka thënë se barazia gjinore është temë mjaft e thellë në Kosovë, dhe jo vetëm.

“Në parim ne e kemi thirr grupin e grave të cilat e kanë përgatitur peticionin, pas një kërkese që është bërë bordit dhe e kemi takuar së bashku me zëvendës kryesuesin dhe tre anëtarë tjerë të bordit që kemi diskutuar në detaje të gjitha çështjet dhe shqetësimet që i kanë ngritur ato. Madje, kam dëgjuar edhe deklarimin e saj publik në komision këtu në detaje dhe mund të them se jam ekonomist me profesion, çështja e statistikave shpesh din të manipulohet, varësisht prej këndvështrimit si e sheh njeriu, megjithatë e përgëzoj iniciativën që e ka bërë si çështje e ngritjes së pabarazisë që ndodhet në AKP e gjithë Kosovën. E përmendi edhe një fjalë ku tha se kryesuesi i bordit, Mentor Hyseni ka thënë që jetojmë në një botë që është e ndërtuar ashtu qysh duan meshkujt. Barazia gjinore është temë mjaft e thellë në Kosovë, dhe jo vetëm këtu”, tha ai.

Ndërkaq, kryesuesja e këtij komisioni, Dude Balje ka replikuar duke thënë se është thirrur të flasë ndaj barazive gjinore që kanë ndodhur në AKP dhe jo më gjerë. Ndërsa, ajo ka edhe pyetur për numrin e punëtoreve.

“Të kemi thirr sot të flasësh për barazi gjinore brenda shtëpisë a ka pas, jo në Kosovë, të lutem koncentrohu në institucionin që përfaqësoni. Për fillim sa punëtorë jeni komplet?”, ka replikuar Balje.

Sa i përket numrit të punëtorëve, Hyseni ka thënë se gjithsej janë 209, nga ta, mbi 53 për qind meshkuj dhe 46 prej tyre femra.

I njëjti ka sqaruar edhe sa i përket çështjes së peticionit e po ashtu edhe shqetësimin që ka shprehur një qytetare për pozitë të lartë drejtuese. Sipas tij, burimet njerëzore deklarojnë që zonja nuk i ka plotësuar kushtet teknike profesionale.

“Jemi 209 gjithsej, diku 46 prej tyre janë femra dhe 53.6 janë meshkuj. Prandaj, thash që çdo statistikë e ka një histori të caktuar. Ne si bord kemi filluar në 2021, ku për qindja ka qenë 40 gra dhe 60 për qind burra në 2021, në 2022 kjo ka ndërruar që është bërë 46.10 për qind gra dhe 53.9 për qind burra dhe në 2023 si rezultat përfundimtar 46.67 për qind femra dhe 53.3 për qind burra, shihet një trend i ngritjes së barazisë gjinore aty. Është e vërtetë se pikat që ka diskutuar zonja që ka përfaqësuar gratë në AKP, është se pozitat e larta drejtuese janë kryesisht meshkuj, nëse nisemi prej zyrtarëve diku 54 për qind janë gra dhe 45 për qind burra, zyrtar të lartë janë 42 për qind gra dhe 57 për qind burra, pozita të ulëta drejtuese janë 36 për qind gra që vije duke rënë dhe 63 për qind burra, pozita të mesme drejtuese 20 për qind gra dhe 80 për qind burra, dhe pozita të larta drejtuese nuk ka gra, por 100 për qind janë burra. Që i bie që është një drejtor menaxhues dhe dy zëvendës drejtorë nuk kemi rekrutuar ende, konkursin e kemi shpall…Unë jam interesuar dhe kam parë shqetësimin e Dritës, që ajo ka hyrë në garën për pozitën zëvendës drejtues menaxhues, madje ka pas edhe garë për drejtues menaxhues që ka aplikuar në kohën kur nuk kam qenë unë në bord, sido që të jetë në këtë të fundit, burimet njerëzore deklarojnë që zonja nuk i ka plotësuar kushtet teknike profesionale të përvojës së punës. Ne si bord, por as ju si Kuvend nuk kemi mandat burimeve njerëzore që edhe nëse nuk i plotëson kushtet duhet të hyn në listë, sepse shkelet ligji”,tha Hyseni.

Deputetja nga partia në pushtet, Arjeta Fejza ka thënë se modaliteti i cili është përdorur për t’i dhënë hapësirë burrave në këtë institucion sipas atyre që kanë nënshkruar peticionin ka qenë diskriminues.

“Ne e dimë që për me pas mundësi me pas një pozicion të punës duhet të plotësosh disa kritere të caktuara, mirëpo modaliteti i cili është përdorur për t’i dhënë hapësirë burrave në këtë institucion sipas atyre që kanë nënshkruar peticionin ka qenë diskriminues, sepse kurdoherë që ka pas mundësi të ngritët dikush në detyrë përbrenda institucionit gjithmonë i është dhënë përparësi burrave pavarësisht sa të zonjat kanë qenë gratë…Ndoshta ju mund të na ndihmoni pak cila duhet me qenë ndonjë modalitet i praktikave, sepse detyrimisht është e nevojshme që me pas pulitka mbështetëse”,tha Fejza.

Duke folur për barazinë gjinore, Hyseni ka thënë se edhe vet femrat në Kosovë nuk i votojnë femrat për me heq kuotën.

“Kuvendi i Kosovës i ka një 30 për qindësh që mendohet të shkojnë femrat në bazë të kuotës, për qindja popullore në Kosovë është 50-50. Edhe vet femrat në Kosovë nuk i votojnë femrat për me heq kuotën…Kur çështja ka bazë që në Kosovë ka pabarazi gjinore e dimë të gjithë, a kemi mekanizëm të rregullohet, besoj se është përpjekje kolektive e jo veç e AKP-së, që të rregullohet barazia gjinore…Jo unë, por as ju si deputete nuk do kishit guxuar të kualifikoni dikë në një pozitë të lartë ku nuk ju lejon ligji”, tha Hyseni.

Për këtë deputetja, Fejza tha se nuk qëndron. Ndërsa, deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se barazia gjinore duhet të përmirësohet nga kuvendi për të dalë tek të tjerat më pas.

“Që gratë janë të diskriminuara e dimë, që gratë nuk janë të favorizuara në pozita drejtuese mendoj që duhet nisur nga Kuvendi, kam punuar 13 vjet në Administratë të Kuvendit dhe jam në dijeni që tani nga 14 drejtori dhe tre drejtori të përgjithshme, kanë arrit vetëm dy gra me qenë drejtoresha, të gjithë tjerët janë burra, pra nëse nisemi me barazi gjinore, ne si deputete duhet nisur nga institucioni jonë”, tha ajo.

Ndërsa, deputetja tjetër nga partia në pushtet, Fatmire Kollçaku ka kërkuar që të mundësohen parakushte që një grua të ketë një përvojë e cila më vonë ia mundëson të ngritet në pozita të larta drejtuese.

“Ne kemi prit nga ju sot me ardhë me na tregu që qasja juaj është në avancimin e barazisë gjinore, që ju do të rishikoni edhe këtë peticion. Ne ju inkurajomë që të shikojmë…parakushtet që një grua me pas njëfarë përvojë e cila më vonë ia mundëson të ecë edhe në pozitat më të larta drejtuese”, tha ajo.

Ndërsa, deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Eliza Hoxha ka ngritur shqetësimin e saj për këtë çështje. Ajo derisa ka kërkuar që të merren masa në këtë drejtim, ka thënë se edhe në institucionet tjera në shumësi janë burra.

“Brenga jonë si gra këtu në legjislativ, por edhe si gra atje jashtë në jetën publike, gjithmonë është sepse kur jemi tek emërimet, vendimet, zakonisht favorizimet, besimi ju shkon kolegeve burra, kjo është problemi kryesor që unë kam. Si ka mundësi nëse analizojmë AKP-në dhe institucionet tjera në shumësi zakonisht janë burrat…Cilat janë masat që keni menduar t’i përdorni ju”,tha ajo.

Për këtë, Hyseni ka thënë se kanë bërë përpjekje kolektive në këtë drejtim, dhe sipas tij, nuk është e drejtë të gjykohen në këtë mënyrë.

“Përpjekja kolektive, ku i kemi pas mundësinë tek ristrukturimi i kemi heq katër meshkuj dhe një femër, kjo është ajo përpjekja jonë, ndoshta është edhe kjo drita që e ka ngrit atë zonjën të bëjë një kërkesë hajde ka lëviz diçka përpara. Nuk është ferr të na gjykojnë tash nëse i kemi bërë tre hapa përpara që askush nuk i ka bërë, sepse nuk ka jepni që të provojnë diçka më të mirë”, tha ai.

Zëvendëskryesuesja e bordit të AKP-së , Syzana Dautaj- Surdulli ka thënë se zonja që ka bërë peticionin meriton ngritje në detyre, porse jo për pozitën që ka aplikuar. Megjithatë, është zotuar se do të përmirësojnë këtë gjendje.

“Zonja që ka bërë peticionin është një ndër më të shkolluarat në institucion dhe ajo definitivisht e meriton një ngritje në detyrë, mirëpo për pozitën në fjalë që ka aplikuar ligji nuk e ka lejuar. Këto gjëra po mundohemi të përmirësojmë”, tha ajo.

Në fund, kryesuesja e këtij komisioni, Balje ka ritheksuar ndihmën e këtij komisioni, derisa ka kërkuar nga të njëjtit të merren më seriozisht me këtë çështje. /KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjuajtën më armë të gjata, krejt çka dihet nga shkrepjet intensive në Lagjen Mati 1

Gjuajtën më armë të gjata, krejt çka dihet nga shkrepjet intensive në Lagjen Mati 1

Deputeti i LDK-së, Zogaj nuk pret zgjidhje nga takimi i liderëve me presidenten Osmani

Deputeti i LDK-së, Zogaj nuk pret zgjidhje nga takimi i liderëve me presidenten Osmani

Partia Socialiste e Edi Ramës kryeson në zgjedhje nga numërimi i 30% të votave

Këto janë rezultati zgjedhor në Shqipëri, deri në këto momente

Edhe VV-ja pjesë e takimit me presidenten Osmani

Edhe VV-ja pjesë e takimit me presidenten Osmani

Çfarë përfshihet në marrëveshjen e arritur mes Arabisë Saudite dhe SHBA-s?

Çfarë përfshihet në marrëveshjen e arritur mes Arabisë Saudite dhe SHBA-s?

Gjuajtën më armë të gjata, krejt çka dihet nga shkrepjet intensive në Lagjen Mati 1

Gjuajtën më armë të gjata, krejt çka dihet nga shkrepjet intensive në Lagjen Mati 1

Deputeti i LDK-së, Zogaj nuk pret zgjidhje nga takimi i liderëve me presidenten Osmani

Deputeti i LDK-së, Zogaj nuk pret zgjidhje nga takimi i liderëve me presidenten Osmani

Emisioni “Ditari” 13.05.2025

Emisioni “Ditari” 13.05.2025

Partia Socialiste e Edi Ramës kryeson në zgjedhje nga numërimi i 30% të votave

Këto janë rezultati zgjedhor në Shqipëri, deri në këto momente

Edhe VV-ja pjesë e takimit me presidenten Osmani

Edhe VV-ja pjesë e takimit me presidenten Osmani

Shtyhet finalja e Kupës së Kosovës

Shtyhet finalja e Kupës së Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X