TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pozita zotohen për efikasitet të Kuvendit, opozita thotë se do t’ia pamundësojnë punën

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Pushteti i vendosur për të vazhduar punën e Kuvendit, opozita e akuzon për dështim

Kuvendi i Kosovës nesër do të nisë sesionin e rregullt vjeshtor, pas pushimeve verore të deputetëve. Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje premton efikasitet më të madh të mazhorancës në miratimin e projektligjeve dhe mbarëvajtje më të mirë të seancave.

Mirëpo, partitë opozitare “kërcënojnë” shumicën parlamentare dhe qeverinë se s’do ketë normalitet në Kuvendit deri sa të shpallen zgjedhjet e reja të parakohshme.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, se gjatë sesionit vjeshtor do të përmbushin në tërësi agjendën legjislative që e ka propozuar qeveria.

“Qasja dhe fokusi i mazhorancës është në realizimin e planit legjislativ që e ka propozuar qeveria. Të trajtohet me prioritet dhe efiskasitet të gjitha projektligjet që tashmë janë në procedurë dhe kanë kalaur në lexim të parë në Kuvend, gjatë sesionit pranveror dhe duhet të trajtohen nga grupet punuese dhe komisionet para se të miratohet përfundimisht. Pastaj duhet projektligjet të tjera që pritet të procedohen në vjeshtë nga qeveria dhe të njëjtat janë të rëndësishme. Fokusi i Kuvendit duhet të jetë që me efikasitet të përmbushë planin legjislativ”, thotë ai.

Por, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, se do të ndërmarrin mjete dhe veprimet demokratike që i kanë në dispozicion brenda Kuvendit, për t’ia pamundësuar punën shumicës parlamentare, rrjedhimisht edhe Qeverisë së Kosovës.

“Ne do t’i përdorim të gjitha mjetet demokratike që i kemi në dispozicion brenda parlamentit dhe jashtë tij që vendin ta qojmë në zgjedhje dhe të kemi një qeveri që e nxjerr vendin nga kriza.Çdo veprim i joni do të jetë veprim, i cili do t’i pamundësojë punën kësaj qeverie. Ne nuk do të marrim pjesë në asnjë votim i cili i ndihmon kësaj qeverie dhe ia zgjatë jetën kësaj qeverie. Ne po punojmë çdo ditë që vendin ta qojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe vendi të ketë një qeveri e cila e nxjerr nga kjo krizë dhe sanksionet”, thotë Tahiri për KP.

I ashpër me partinë në pushtet është edhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili thotë se Lëvizja Vetëvendosje ka degraduar jetën parlamentare.

“Nuk shoh hapësirë për t’i dhënë mbështetje kësaj qeverie në asnjë pikë dhe asnjë fushë. Nuk shoh pasi e ka degraduar masën më të madhe të mundshme, jo vetëm jetën parlamentare, mirëpo edhe qeverisjen. Nuk shoh hapësirë për të qenë konstruktiv në këtë temë. Zgjidhja e vetme është ballafaqimi me sovranin”, deklaron Tahiri.

Mirëpo, ketë qasje e sheh të gabuar deputeti i pushtetit, Adnan Rrustemi. Sipas tij, sjellja e opozitës është joracionale në Kuvend.

“Qasja e mazhorancës në raport me opozitën ka qenë gjithmonë parimore. Ne kemi qenë të interesuar dhe të gatshëm për të dialoguar, diskutuar dhe bashkëpunuar në interes të qytetarëve të Kosovës. Por sjellja e opozitës për bindjen time është iracionale komplet. Ata nuk e kanë të qartë as çfarë duan, kundërshtojnë dhe mbështesin politikisht. Ata e kanë vetëm një gjë të qartë, dëshpërimi që po i prodhon mungesa e mbështetjes nga qytetarët, kjo që evidentohet nga sondazhe të caktuara po reflektohet me sjellje të papërgjegjshme iracionale në Kuvend”, thekson Rrustemi.

Në anën tjetër, hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi(IKD), Naim Jakaj tregon se cilat çështje duhet t’i ketë prioritet Kuvendi gjatë sesionit vjeshtor.

“Kuvendi duhet t’i prioritizojë disa çështje që kanë të bëjnë edhe me menaxhimin e brendshëm dhe të jashtëm të punës së vet. Fillimisht duhet të sigurohet që mbarëvajtja gjatë seancave plenare të jetë prioritet i kryetarit të Kuvendit. Po ashtu kemi pas gjuhën jo parlamentare gjatë kësaj legjislature që është përdorur më së shumti sesa legjislaturat e kaluara. Po ashtu kemi pas edhe mosrespektim të rregullores së Kuvendit”, deklaron Jakaj.

Deputetët e Kuvendi të Kosovës kanë hyrë në pushim prej datës 28 korrik 2023. Në bazë të rregullores së Kuvendit, të zgjedhuri e popullit duhet të rikthehen jetës parlamentare të hënën e dytë të muajit shtator, që i bie 11 shtatori.

Kuvendi i Kosovës gjatë sesionit pranveror është karakterizuar me polarizim të tejskajshëm ndërmjet partive opozitare me qeverinë dhe shumicën parlamentare, e cila edhe eskaloi me rrahje mes deputetëve të PDK-së me ministra të kabinetit qeveritar më 13 korrik.

Tags: Kuvendi i KosovesOpozitaQeveria e Kosovës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Qeveria miraton buxhetin 2026 – Kurti: Punonjësit publikë do ta marrin pagën e 13-të

Qeveria miraton buxhetin 2026 – Kurti: Punonjësit publikë do ta marrin pagën e 13-të

Grabitje në Rahovec – rojen e lidhin për një pemë, të dyshuarit arratisen

Grabitje në Rahovec – rojen e lidhin për një pemë, të dyshuarit arratisen

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet një serb në Prishtinë, kishte urdhërarrest ndërkombëtar

Zbulohet kokainë në pikë kalimin kufitare të Vërmicës

Zbulohet kokainë në pikë kalimin kufitare të Vërmicës

Qeveria miraton buxhetin 2026 – Kurti: Punonjësit publikë do ta marrin pagën e 13-të

Qeveria miraton buxhetin 2026 – Kurti: Punonjësit publikë do ta marrin pagën e 13-të

Grabitje në Rahovec – rojen e lidhin për një pemë, të dyshuarit arratisen

Grabitje në Rahovec – rojen e lidhin për një pemë, të dyshuarit arratisen

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet një serb në Prishtinë, kishte urdhërarrest ndërkombëtar

Zbulohet kokainë në pikë kalimin kufitare të Vërmicës

Zbulohet kokainë në pikë kalimin kufitare të Vërmicës

Sindikata e Policisë së Kosovës uron Kurban Bajramin

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Mbyllet përkohësisht gjysma e tunelit në Dardani për aktivitete kulturore

Mbyllet përkohësisht gjysma e tunelit në Dardani për aktivitete kulturore

Qeveria njofton mbledhje në ora 12:00, ndërsa Kuvendi tenton konstituimin për herë të 38-të

Qeveria në detyrë mban mbledhje nga ora 09:30

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën