TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Pozhari: Pezullimi i dialogut me ShBA-në, pasojë e qasjes së vjetër politike

by TËVË 1
6 muaj ago
21
A A
Pozhari: Pezullimi i dialogut me ShBA-në, pasojë e qasjes së vjetër politike

Konsulenti politik, Xhevdet Pozhari, ka komentuar vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta pezulluar dialogun strategjik me Kosovën.

Pozhari këtë vendim të ShBA-së e sheh si një zhvillim që lidhet jo vetëm me faktorët e jashtëm, por edhe me sjelljen e institucioneve dhe trashëgiminë e udhëheqësve të mëparshëm.

Ai tha se për publikun u bë e qartë se ka ekzistuar një dakordim për marrëveshjen, pasi sipas tij, në momentin e prezantimit të saj nuk pati jehonë aq të madhe sa pati tani kur u pezullua.

“Për shumicën e opinionit sot u bë e qartë se ka qenë një dakordim për të pasur një marrëveshje të tillë, ngase kur është prezantuar si e tillë nuk është se ka pasur ndonjë bujë të madhe sa pati sot kur u pezullua. Nga ajo që kuptova dhe nga përgjigjet e ambasadorët komentet më tepër ndërlidheshin me komentet që janë bërë nga LVV për Gjykatën Kushtetuese. Një pjesë e problemeve me të cilat sot përballet Kosova nuk burojnë vetëm nga qëndrimet e faktorëve të jashtëm, por edhe sjellja e institucioneve tona”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Pozhari theksoi se një pjesë e problemeve të sotme burojnë edhe nga modeli i ndërtuar ndër vite nga udhëheqësit e Kosovës, të cilët, sipas tij, më shumë janë kujdesur të mos irritojnë Beogradin sesa të mbrojnë interesat e qytetarëve.

“Për vite me radhë institucionet tona kanë krijuar një model – komuniko me faktorin ndërkombëtar që shpesh fokusohet në shmangie të irritimit të Beogradit, sesa të përfaqësimit dinjitoz të përfaqësimit të interesave të qytetarëve. Këtë e kam përbazë kur çdo veprim që ka ndërmarrë kjo qeveri sa i përket shtrirjes së ligjshmërisë në veri e ka pasur një rezistencë ngaqë nuk ka qenë një reagim të cilin janë mësuar ta shohin nga liderët tanë. Pra, edhe si rezultat i kësaj që: të funksionojmë që ta mos irritojmë Beogradin që është pro rus, që është një shtet që s’ka agjendë evropiane – kështu flasin edhe matjet publike që janë bërë – ne disi e pranuam pavetëdije që maturinë edhe suksesin e qeveritarëve tanë ta masim me atë se sa janë të dëgjueshëm ndaj faktorit ndërkombëtar e jo sa janë konstruktiv”, tha Pozhari.

Ai shtoi se ky mentalitet është i trashëguar nga udhëheqësit e së kaluarës, të cilët edhe sot, në opozitë, nuk kanë hequr dorë nga kjo mënyrë funksionimi.

“Po, dhe sot kjo e konfirmon qasja dhe deklaratat e atyre që dikur kanë qenë në pushtet, sot opozitarë, të cilët nuk kanë hequr dorë nga ky mentalitet, nga kjo mënyrë e funksionimit që ne para se të shohim se cili është interesi i shtetit të jemi të kujdesshëm që ta mos irritojmë Vuçiqin, të mos provokojmë situatë që do të mund të ngjallte diçka të ndjeshme, jo në bazë të asaj që a ke të drejtë apo jo ta bësh atë”, përfundoi Pozhari. /teve1.info/

Tags: LVVSHBATeve1Xhevdet Pozhari
Share3Tweet2

Postime të ngjashme

“Plotësisht i pafajshëm” – Deklarohet Thaçi para gjykatës së Hagës për aktakuzën e dytë

“Thuji, s’i ke parë kurrë”, Prokuroria transmeton bisedat e Thaçit me Fazliun, flasin për dëshminë e Remit

ZPS: Thaçi e ktheu objektin e paraburgimit në qendër të pengimit

ZPS: Thaçi e ktheu objektin e paraburgimit në qendër të pengimit

Incident i rëndë në KEK, vdes një punëtor

Incident i rëndë në KEK, vdes një punëtor

Një muaj paraburgim për dy zyrtarët e KEDS-it të dyshuar për ryshfet

Një muaj paraburgim për dy zyrtarët e KEDS-it të dyshuar për ryshfet

Real Madrid – Man City, përballja kryesore e Ligës së Kampionëve, në të tetën e finales

Gjërat që nuk duhet t’i mbani kurrë në dhomën e gjumit

Gjërat që nuk duhet t’i mbani kurrë në dhomën e gjumit

Transporti publik në Gjermani fillon grevë 48-orëshe

Transporti publik në Gjermani fillon grevë 48-orëshe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën