TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Posta e Kosovës po zgjeron rrjetin e zyrave postare në veri

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Posta e Kosovës po zgjeron rrjetin e zyrave postare në veri

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë vizituar sot Postën e Kosovës.

Gjatë takimit u vlerësua që Posta e Kosovës, tanimë po zgjeron rrjetin e zyrave postare edhe në veri të vendit, ku së fundmi kanë hapur katër pika të reja.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot e kanë vizituar Postën e Kosovës, ku janë pritur nga Kryeshefja Ekzekutive e kësaj ndërmarrje, Nora Rraci, Kryetari i Bordit të Drejtorëve, Fadil Bejta dhe anëtarët tjerë të Bordit. Gjatë takimit u vlerësua se Posta e Kosovës është duke siguruar shërbim postar në çdo lagje të madhe dhe çdo fshat të madh, për të siguruar lehtësi të shërbimit dhe po e zgjeron rrjetin e zyrave postare edhe në veri të vendit ku së fundmi janë hapur katër pika të reja postare. Në Komunën e Leposaviqit vetëm në 24 orët e fundit janë rreth 200 transaksione nëpërmjet Postës së Kosovës atje”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, në takim u theksua që posta është një partner i Qeverisë dhe i qytetarëve në shërbimin “One Stop Shop”, teksa u veçua mbarëvajtja e projektit të aplikimit për Vula Apostile dhe Legalizuese.

“U theksua se Posta është një partner i Qeverisë dhe i qytetarëve në shërbimin “One Stop Shop”, që lejon qytetarët të kryejnë shërbimet e tyre në qendrat e Postës për disa institucione pa pasur nevojë të shkojnë drejtpërdrejt te to. Në diskutim e sipër u veçua mbarëvajtja e projektit të aplikimit për Vula Apostile dhe Legalizuese për të gjitha dokumentet që vulosen në Departamentin për Çështje Konsullore pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nëpërmjet Shërbimit Super Express dhe investimet në digjitalizimin e shërbimeve. Investimet kapitale për peridudhën janar-shtator të këtij vit janë mbi 70% më të larta sesa në periudhën e njëjtë të vitin 2022”, thuhet tutje në komunikatë.

Kurti dhe Rizvanolli vlerësuan se në platformën eKosova po integrohen të gjitha shërbimet postare, duke filluar deklarimin e adresës postare, që do t’i jep shtytje të madhe cilësisë së shërbimit. Ata po ashtu thane se përkrahja e Qeverisë për Postën e Kosovës do të vazhdojë edhe më tej, në mënyrë që shërbimet postare të jenë afër çdo qytetari të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, Kryeshefja ekzekutive dhe Bordi Mbikëqyrës i njoftoi kryeministrin dhe ministren për punën, idetë dhe planet, si dhe bashkëpunimin me institucionet komunale dhe qendrore.

“Në mesin e arritjeve të fundit të Postës veçuan pasurimin e flotës me motoçikleta elektrike, të cilat ua mundësojnë shpërndarjen sa më të shpejtë të dërgesave postare tek qytetarët dhe po ashtu ofrojnë një transport të pastër ekologjik, si dhe promovimin që i bëhet vlerave të Kosovës përmes pullave postare”, thuhet më tej.

Në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për mbështetjen e tyre për Postën e Kosovës, në përfundim të vizitës, Rraci u dhuroi kryeministrit Kurti dhe ministres Rizvanolli pulla postare të kornizuara./teve1.info/.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoti vizitoi SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë

Hoti vizitoi SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë

A ka garë mes Përparim Grudës dhe Uran Ismailit për kreun e PDK-së? Flet Shukri Buja

A ka garë mes Përparim Grudës dhe Uran Ismailit për kreun e PDK-së? Flet Shukri Buja

Costa: Kosova mund të përparojë dhe të përshpejtojë reformat drejt BE-së

Costa: Kosova mund të përparojë dhe të përshpejtojë reformat drejt BE-së

​Hoxhaj në Konferencën e Sigurisë në Berlin, kërkon anëtarësim të Kosovës në NATO

​Hoxhaj në Konferencën e Sigurisë në Berlin, kërkon anëtarësim të Kosovës në NATO

Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Rikonfirmohet Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë, zbardhen detajet e takimit Rama-Rutte në Bruksel

Rikonfirmohet Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë, zbardhen detajet e takimit Rama-Rutte në Bruksel

Emisioni “Info Nata” 03.11.2026

Emisioni “Info Nata” 03.11.2026

Barcelona mposht Aston Villan

Barcelona mposht Aston Villan

Manchesteri fiton me përmbysje kundër Romës

Manchesteri fiton me përmbysje kundër Romës

Bayerni triumfon ndaj Atleticos në Madrid

Bayerni triumfon ndaj Atleticos në Madrid

Hoti vizitoi SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë

Hoti vizitoi SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën