TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Portreti i Maqedoncit vendoset në galerinë e personaliteteve të shquara të Ushtrisë së SHBA-së

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
Portreti i Maqedoncit vendoset në galerinë e personaliteteve të shquara të Ushtrisë së SHBA-së

Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, është nderuar me përfshirje në Sallën e Famës (Hall of Fame) të Kolegjit të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (U.S. Army Command and General Staff College).

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Maqedonci përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar se ceremonia solemne është mbajtur në Fort Leavenworth. Me këtë rast, është zbuluar portreti i tij fotografik, i cili do të vendoset në galerinë e personaliteteve të shquara të këtij institucioni, si dhe i është dorëzuar certifikata e nderit për arritje të jashtëzakonshme.

“Jam shumë i nderuar për përfshirjen në Sallën e Famës të Kolegjit të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së SHBA-së. Ky është një nderim jo vetëm personal, por edhe për popullin dhe shtetin e Kosovës”, ka shkruar Maqedonci.

Ai ka theksuar se këtë mirënjohje ua kushton bashkëluftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pjesëtarëve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe institucioneve dhe qytetarëve të vendit.

“Këtë mirënjohje ua përkushtoj bashkëluftëtarëve të UÇK-së, shokëve me të cilët kam shërbyer në TMK, të gjithë oficerëve dhe pjesëtarëve të FSK-së, Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe popullit të atdheut tim”, ka theksuar ai.

Maqedonci ka rikujtuar se vetëm tre muaj më parë, më 14 tetor 2025, portreti i tij ishte vendosur edhe në Sallën e Famës të Kolegjit të Luftës së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (U.S. Army War College) në Pensilvani.

“Duke qenë ushtaraku i parë nga Kosova që është nderuar në këto dy kolegje prestigjioze amerikane, ndihem thellësisht krenar për mundësinë që kam pasur ndër vite t’i shërbej vendit tim”, ka shkruar Maqedonci.

Në fund të mesazhit të tij, ministri në detyrë i Mbrojtjes ka theksuar se do të vazhdojë shërbimin me përkushtim, përgjegjësi dhe besnikëri ndaj detyrës, misionit dhe atdheut.

Tags: Ejup MaqedonciTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ngrihet aktakuzë për krime lufte ndaj gardianes në burgun e Lipjanit

Ngrihet aktakuzë për krime lufte ndaj gardianes në burgun e Lipjanit

Specialja ia vazhdon paraburgimin Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Specialja ia vazhdon paraburgimin Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Hamza takon shefen e Zyrës së Bankës Botërore për Kosovën, flasin për prioritetet ekonomike të vendit

Hamza takon shefen e Zyrës së Bankës Botërore për Kosovën, flasin për prioritetet ekonomike të vendit

MAShT: Vetëm në Prishtinë nuk u mbajt mësimi, orët e humbura do të zëvendësohen

MAShT tërheq 16 licenca të mësimdhënësve

Rahoveci 029 prezanton trajnerin e ri

Osmani viziton familjet e viktimave të Masakrës së Reçakut: Dhimbja është shndërruar në qëndresë

Osmani viziton familjet e viktimave të Masakrës së Reçakut: Dhimbja është shndërruar në qëndresë

MKRS-ja: Nuk kemi anuluar tenderët për stadiumet

MKRS-ja paralajmëron FFK-në, për Kuvendin Zgjedhor të 5 shkurtit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën