Zëdhënësi i Qeverisë së Polonisë, Piotr Muller ka thënë se Qeveria po e rrit nivelin e gatishmërisë ushtarake si reagim ndaj sulmit.
Në një konferencë për media, ai ka konfirmuar vdekjen e dy personave.
Ai i ka thënë gazetarëve se Qeveria e Polonisë po e shqyrton mundësinë e aktivizimit të nenit 4 të Traktit të NATO-s, që nënkupton të ftohet një takim i shteteve anëtare pasi “integriteti territorial, dhe pavarësia politike e siguria”, janë kërcënuar. “Ne kemi vendosur se do të analizohet nëse do të niset procedura sipas nenit 4 të Paktit të NATO-s. Për shkak të ndjeshmërisë së situatës, do t’u mbajmë të informuar”, ka deklaruar Muller.