TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Politologu Ognjen Gogiq thotë se presidenti serb ndikoi në votimin e Listës Serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq përsëri ndërhyri në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë duke përkrahur Listën Serbe dhe duke bërë thirrje te qytetarët për ta votuar këtë subjekt politik. Detajet na sjell kronika e gazetarit, Venhar Isufi.

by Venhar Isufi
2 vjet ago
2
A A
Politologu Ognjen Gogiq thotë se presidenti serb ndikoi në votimin e Listës Serbe

Si jo rrallë herë, edhe në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ndërhyri.

Ai përmes rrjeteve sociale iu bëri thirrje komuniteti serbë t’a votojnë Listën Serbe.

I aktivizuar ditën e diel për këtë kauzë ishte edhe kryeministri në detyrë, Millosh Vuçeviq.

Krahas këtyre thirrjeve, Beogradi zyrtar ka bërë edhe lëvizje në terren.

Politologu Ognjen Gogiq  tregon që ka pasur serbë që kanë ardhur nga kryeqyteti serb për ta votuar Listën Serbe.

“Mënyra si Serbia është përzier në këto zgjedhje ka qenë duke organizuar serbët nga Kosova të cilët jetojnë në Serbi të vijnë e të votojnë këtu.

Sigurisht, ata janë qytetarë të Kosovës, kanë dokumente kosovare, dhe kanë të drejtë të votojnë. Por serbëve këtu u pengon që dikush që nuk jeton këtu, që nuk duan të kthehen këtu, të vendosin për fatin e atyre që jetojnë këtu.

Por problemi më i madh në krejt këtë është që atyre njerëzve që kanë ardhur nga Serbia u është thënë që duhet të votojnë për Lista Srpska.

Pra ata nuk kanë pasur lirinë e përzgjedhjes të vijnë e të votojnë me ndërgjegjen e tyre, por që të gjithë ata kanë marr instruksione të qarta që të votohet për LS-në. Dhe ata kanë ndikuar në rezultat.

Po të mos ndodhte kjo, po të mund të vendosnin vetë ata, mandatet do të ishin ndryshe.”

Kërcënime pati edhe brenda katër komunave veriore.

Nexhat Ugljanin kryesues i kuvendit komunal në Mitrovicë të Veriut, i cili vjen nga komuniteti boshnjak, thotë se të gjitha komunitetet u kërcënuan përmes telefonit për të votuar Listën Serbe.

“Ku janë bërë thirrjet përmes telefonatave por nuk janë vetëm ata, por janë edhe komunitetet tjera, rom, boshnjak, goran në pjesën veriore të cilët po kërcënohen për me votua Listen Srpska”, ka deklaruar ai.

Megjithëkëtë, procesi zgjedhor në katër komunat veriore ka shkuar pa incidente.

“ Kemi pas shumë verifikime të njerëzve që kemi bërë, kemi pas arrestime për arsyeje të tjera o për procesin zgjedhorë çdo gjë ka shkuar në rregull edhe sigurimi i qendrave të votimit edhe i qendrave të grumbullimit edhe sot vazhdojmë të jemi afër atyre ku bëhet numërimi i votave”, ka thënë zëvendesdrejtori për veriun, Veton Elshani.

Lista Serbe pritet t’i ketë 9 ulëse në Kuvendin e Kosovës ndërkaq 1 ulëse partia e Nenad Rashiq.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes një person në Prizren, Policia nis hetimet

Vdes një person në Prizren, Policia nis hetimet

Tetë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, një nënë me tre fëmijë dërgohen në strehimore

Tetë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, një nënë me tre fëmijë dërgohen në strehimore

Italia i del në ndihmë shëndetësisë në Kosovë, marrëveshje e re për trajtimin e fëmijëve

Italia i del në ndihmë shëndetësisë në Kosovë, marrëveshje e re për trajtimin e fëmijëve

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Alaska bëhet me guvernatorin më të ri në histori

Alaska bëhet me guvernatorin më të ri në histori

​Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protesta të reja më 19 nëntor

​Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protesta të reja më 19 nëntor

Pas Brodit, dyshime për mbetje mortore edhe në Fushë-Kosovë

Pas Brodit, dyshime për mbetje mortore edhe në Fushë-Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën