Policia e Kosovës i ka konfiskuar një dron politikanit serb në veri, Aleksandar Arsenijeviq.
Konfiskimin e dronit e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut.
Ai për Tëvë1 ka thënë se droni është dorëzuar në Agjencinë e Aviacionit.
Arsenijeviq nga pamjet që ka publikuar është shoqëruar në polici.
Tëvë1 mëson se i njëjti e ka lëshuar dronin pa autorizim në zonën e ndaluar për incizim në Jasenovik ku është duke u ndërtuar një bazë e re e stacionit të Policisë së Kosovës.