Katër raste për posedim të paautorizuar të substancave narkotike janë iniciuar nga Policia e Kosovës në Qendrën Korrektuese të Dubravës, në Istog.
“Qendra Korrektuese Dubravë, Istog, Nga policia janë iniciuar katër raste ‘Posedim i paautorizuar i substancave narkotike’. Në secilin nga rastet janë gjetur sasi të vogla lëndësh që dyshohet të jenë narkotike të llojit marihuanë. Rastet janë duke u hetuar”, thuhet në raport./teve1.info/







