Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person është sulmuar fizikisht në fshatin Pozhoran të Vitisë.
Megjithatë sipas PK-së rasti nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, ka thënë se motive e këtij sulmi ende nuk dihen
“Sulmi nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor, ka ndodhur jashtë vendvotimit motivet ende nuk dihen. Më rastin është duke u marrë prokurori”, ka thënë Hashani për teve.info.