TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Policia thotë se në Leposaviq janë sulmuar nëntë gazetarë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Pamje nga momenti kur gazetarët sulmohen nga protestuesit serbë në Leposaviq

Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot pranë komunës së Leposaviqit nga persona të dyshuar është sulmuar me mjete të ndryshme (ngjyrë), automjeti zyrtar i cili ishte në shoqërim të ministrit të Ministrisë për Administrim të Pushtetit Lokal të RKS-së, Elbert Krasniqi, i cili ishte në dalje nga komuna e Leposaviqit pasi i njëjti ka qenë me detyrë zyrtare në komunë.

Policia gjithashtu ka konfirmuar se në afërsi të komunës së Leposaviqit nga individ/grupe kriminale është hedhur një mjet, dyshohet shok bombë, si dhe janë sulmuar fizikisht në mënyrë brutale disa gazetarë të mediumeve të ndryshme të Kosovës.

“Bazuar në informacionet e deritanishme bëhet fjalë për nëntë gazetarë të sulmuar të cilët kanë qenë me detyrë zyrtare duke përcjellë zhvillimet pranë komunës së Leposaviqit, ku disa prej tyre përveç shqetësimeve kanë pësuar edhe lëndime të ndryshme trupore, si dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më tej është bërë e ditur se përveç sulmeve fizike dhe dhunës së ushtruar ndaj gazetarëve, atyre iu janë dëmtuar pajisje të ndryshme të xhirimeve, ku njërit prej tyre iu është grabitur kamera zyrtare e mediumit, përderisa tjetrit iu është grabitur një telefon celular.

“Pengimi i gazetarëve në kryerje të detyrës, cenimi i shprehjes së lirë, pengimi i pasqyrimit të situatës reale, sulmet e dhuna fizike, si dhe dëmtimi i automjeteve dhe i pajisjeve zyrtare  janë veprime kriminale të cilat do të hetohen nga Policia e Kosovës. Në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, janë iniciuar rastet sulm ndaj personave zyrtar, asgjësim apo dëmtim i pronës dhe lëndim trupor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sadiku: Nuk ka ndarje në LDK, zhvillimet pjesë e demokracisë

Sadiku: Nuk ka ndarje në LDK, zhvillimet pjesë e demokracisë

Njohësit e sigurisë thonë se kërcënimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

Dy qytetarë ekstradohen në Kosovë, njëri nga Çekia e tjetri nga Gjermania

Maloku: LDK nuk pati për asnjë moment qëndrim të qartë si të ecët përpara

Maloku: LDK nuk pati për asnjë moment qëndrim të qartë si të ecët përpara

Latifi: Abdixhikun e shpëton vetëm pushteti, Shkodra: As pushteti nuk e rehaton partinë

Arsenali shumë afër finales të Kupës së Ligës

Arsenali shumë afër finales të Kupës së Ligës

Real Madridi eliminohet edhe nga Kupa e Mbretit

Real Madridi eliminohet edhe nga Kupa e Mbretit

“InfoNata” 14.01.2026

“InfoNata” 14.01.2026

Maloku: LDK nuk pati për asnjë moment qëndrim të qartë si të ecët përpara

Maloku: LDK nuk pati për asnjë moment qëndrim të qartë si të ecët përpara

Interi i falet Espositos, rrit epërsinë e pikëve në krye të Serie A

Interi i falet Espositos, rrit epërsinë e pikëve në krye të Serie A

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën