TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Policia: Situata e sigurisë në veri gjatë vitit e brishtë

by teve1
2 vjet ago
2
A A
Policia: Situata e sigurisë në veri gjatë vitit e brishtë

Policia e Kosovës, ka paraqitur disa nga rezultatet dhe arritjet e përgjithshme në përmbushjen e objektivave strategjike, specifike por edhe të aktiviteteve të parapara për vitin 2024

Në komunikatë thuhet se veriu i vendit ka qenë sfida më e madhe për Policinë gjatë këtij viti çka sipas Policisë ka vërtetuar gatishmërinë dhe përgatitjen e tyre për t’u përballur me të gjitha rreziqet dhe kërcënimet ndaj rendit publik dhe sigurisë së vendit në përgjithësi.

“Siguria e përgjithshme në Kosovë edhe gjatë kësaj periudhe kohore të këtij viti ka qenë e qetë, në përjashtim në veri të vendit, ku situata ka qenë e brishtë dhe e cenuar nga disa sulme kriminale e terroriste, duke veçuar sulmin terrorist ndaj Stacionit Policor në Zveqan, sulmin terrorist në objektin e Komunës së Zveqanit, sulmin terrorist ndaj infrastrukturës kritike në kanalin e Iber Lepencit në Zubin Potok, si dhe konfiskimin e një sasie të konsiderueshme të armatimit, municionit e pajisjeve të ndryshme ushtarake”, thuhet në komunikatë.

Sipas Policisë rastet dhe sulmet e tilla kriminale e terroriste në veri të vendit kishin për qëllim cenimin e rendit dhe sigurinë publike si dhe pengimin e zbatimin të ligjit në mënyrë të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët, mirëpo siç thuhet Policia e Kosovës me vendosmërinë e saj ka arritur të menaxhojë situatën në mënyrën më profesionale të mundshme.

“Policia e Kosovës përveç të arriturave të mëdha në menaxhimin e situatës së sigurisë në vend e në veçanti në veri të vendit e cila vazhdon të jetë një ndër sfidat kryesore, ka arritur rezultate të theksuara edhe në shumë fusha tjera, përfshirë edhe uljen e rasteve kriminale në vend dhe rritjen e zbulueshmërisë së tyre”, theksohet në komunikatë.

Po ashtu nëpërmjet komunikatës janë paraqitur disa nga statistikat e raportimit të krimit për këtë periudhë kohore të vitit ku thuhet se statistikat krahasuese për periudhën e 2023/2024 tregojnë rënie të rasteve dhe veprave penale në përgjithësi duke përfshi edhe vepra penale si: lëndim i rëndë trupor, lëndim i lehtë trupor, vjedhje, vjedhje e rëndë dhe grabitje.

“Numri i përgjithshëm i rasteve ka shënuar rënie nga 47903 në 46300 ose -3.34%, numri i veprave penale ka shënuar rënie nga 27560 në 26775 ose -2.38%, zbulueshmëria ka shënuar rritje për 3.34%”, bëhet e ditur në komunikatë.

Më tej thuhet se, Policia ka ndërmarrë një mori aktivitetesh policore, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të krimit, shkatërrimit të grupeve kriminale, ofrimit të sigurisë së qëndrueshme, si dhe kontrollin e mbikëqyrjen e kufirit, ku ka arritur rezultate të theksuara në luftimin ndaj fenomenit të fajdeve, narkotikëve, kontrabandës me migrant si dhe kontrabandës së mallrave.

Gjithashtu sipas komunikatës siguria në trafikun rrugor ka qenë njëri ndër prioritetet për Policinë e Kosovës, e cila thuhet se ka hartuar dhe zbatuar shumë plane operative, ka arritur të sigurojë pajisje moderne për trafik, ka realizuar fushata të ndryshme sensibilizuese me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik dhe parandalimit të aksidenteve, ku edhe janë arritur rezultate pozitive./teve1.info/

Tags: Policiasituata e siguriseveri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ministri Çeku fton prindërit në Mitrovicë në takim për të diskutuar çështjet e arsimit

Ministri Çeku fton prindërit në Mitrovicë në takim për të diskutuar çështjet e arsimit

Gjini shpërthen në kritika ndaj Kurtit: Po ia qet faqen e zezë Kosovës, ka për t’u gjykuar rëndë për këtë fatkeqësi që po gatuan

Aleanca: Për pesë ditë u paguan 11 milionë euro për rrymë, ndërsa qytetarët po përballen me reduktime

Policia sekuestron një armë zjarri me 30 fishekë në Shtime

Policia sekuestron një armë zjarri me 30 fishekë në Shtime

AUVK po lëngon për inspektorë dhe askush në Kosovë nuk e dëgjon

Probleme të përsëritura me E. coli, AUV ndalon importin e produkteve nga AD Mlekarna Tetovo

​Sulmi me armë në Krakov, publikohen detaje për të dyshuarin 25-vjeçar

​Sulmi me armë në Krakov, publikohen detaje për të dyshuarin 25-vjeçar

Ministri Çeku fton prindërit në Mitrovicë në takim për të diskutuar çështjet e arsimit

Ministri Çeku fton prindërit në Mitrovicë në takim për të diskutuar çështjet e arsimit

Arsenali triumfon ndaj Hull Cityt, Odegaard vendos fatin e ndeshjes

Arsenali triumfon ndaj Hull Cityt, Odegaard vendos fatin e ndeshjes

Gjilani fitoi dramën ndaj Malishevës

Gjilani fitoi dramën ndaj Malishevës

Vuçiq vazhdon retorikën nacionaliste për Kosovën, kësaj radhe duke kënduar

Vuçiq vazhdon retorikën nacionaliste për Kosovën, kësaj radhe duke kënduar

​Shpërndahen protestuesit në Tiranë

​Shpërndahen protestuesit në Tiranë

Gjini shpërthen në kritika ndaj Kurtit: Po ia qet faqen e zezë Kosovës, ka për t’u gjykuar rëndë për këtë fatkeqësi që po gatuan

Aleanca: Për pesë ditë u paguan 11 milionë euro për rrymë, ndërsa qytetarët po përballen me reduktime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën