Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, kanë ndaluar një person nga Peja për mos deklarim të 11 mijë eurove.
Për veprime të mëtejshme, materialet procuderale të 58-vjeçarit i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor në Shkodër, raporton teve1.info.
“PKK Muriqan/Si rezultat i kontrolleve të imtësishme, goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Fshehu në automjet 11 790 euro, me qëllim mosdeklarimin e tyre konform ligjit, procedohet penalisht 58-vjeçari (shtetas kosovar) dhe i sekuestrohet shuma e parave. Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, bazuar në analizën e riskut, kanë intensifikuar kontrollet me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare. Në këtë kuadër, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin me drejtues shtetasin N. F. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njëherit, procedimi për të dyshuarin ka filluar në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”./teve1.info/.







