TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Policia serbe dyshohet se vrau Faton Hajrizin pasi nuk pranoi të dorëzohet

Pas 40 orëve kërkim në Serbi, Faton Hajrizi dyshohet se u vra në një aksion të gjuajtjeve me armë me Policinë serbe për shkak që nuk pranoi të dorëzohet. Hajrizi ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e një polici në Lloznicë të Serbisë dhe plagosjen e një tjetri. Ai që nuk dorëzohet paralajmëroi edhe më herët.

by Fetije Kamberi
1 vit ago
0
A A
Policia serbe dyshohet se vrau Faton Hajrizin pasi nuk pranoi të dorëzohet

Paralajmërim e dha ditë më parë…

“Nuk e lejoj unë me mi lidhë durt, aspolotikisht hic smun mi lidhni durt, mu vec deri në morg munesh mem cu, vec deri në morg mun em con, prej arrestimit më con në morg edhe mcon në Klinë të Ulët te varrezat, të familja jem”.

Dhe ashtu sic tha e bëri.

I arratisuri nga burgu Faton Hajrizi arriti të arratisej edhe nga autoritetet e Serbisë për 40 orë kërkim nga ta.

Por ai dyshohet u vra në aksionin ku nuk munguan gjuajtjet me armë me njësitin anti-terror serb.

Ai ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e një polici serb në Lloznicë të këtij shteti dhe plagosjen e një tjetri.

Ministri i Punëve të Brendshme atje, Ivica Daçiq tha se ai u vra gjatë rezistencës me policinë sepse nuk pranoi për t’u dorëzuar.

“E ndoqëm në kamera për dy ditë, fillimisht vodhi një biçikletë. Ishte gati të vriste dikë tjetër, jo vetëm policinë. Ishin dy net pa gjumë për të gjithë ne. Të gjitha linjat ishin të angazhuara, stacionet e policisë, SAJ, stacionet e helikopterëve, administratat e policisë kufitare dhe policia rrugore. Ishin të përfshirë 400 persona. Ju sollëm këtu për të parë se si duket vendi. Ai u likuidua nga policia, nuk mundi të dorëzohej. Kjo është vrasja e tij e pestë apo e gjashtë, ka vrarë edhe të tjerë”.

E për të, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës kërkoi të dhëna shtesë nga autoritetet e Serbisë.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi pas raportimeve për vrasjen e një shtetasi të Republikës së Kosovës në Serbi, ka kërkuar nga Autoritetet serbe që të konfirmojnë identitetin e personit të vrarë. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do t’ju mbajë të informuar sapo të ketë informacione të reja në lidhje me këtë rast”.

Faton Hajrizi ishte në kërkim për këtë vrasje nga orët e para të mëngjesit të 18 korrikut.

Fillimisht ai u arratis nga Burgu i Smrekonicës më 6 korrik dhe iku nga shteti në drejtim të paditur.

Krejt këto lëvizje, Hajrizi i bëri me dokumente të vëllait të tij, Artan Hajrizit i cili jeton në Gjermani dhe ishte i dyshuari i parë për këtë vrasje.

Shpejt ndërroi pista e hetimit kur Artani deklaroi në media se dokumentet ia kishte marrë i vëllai i tij Fatoni dhe se vet nuk kishte lëvizur nga Gjermania.

Më 18 korrik, Faton Hajrizi bashkë me një person po udhëtonte nga Lugina e Preshevës në drejtim të Lloznicës, vend që është afër kufirit me Bosnje dhe Hercegovinën.

Hajrizi ishte në kërkim edhe nga Policia e Kosovës pas arratisjes nga Burgu i Smrekonicës.

Nga viti 2000 kur ai ishte duke vuajtur dënimin për vrajsen e një ushtari rus, Hajrizi u arratis nëntë herë nga Burgjet e Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

Dy këmbësorë goditen nga një veturë në Prishtinë

Ismaili në Bardhosh: Prishtina është e mangët pa përfshirjen dhe investimin në fshatra

Ismaili në Bardhosh: Prishtina është e mangët pa përfshirjen dhe investimin në fshatra

Numri i nxënësve ka shënuar rënie në Kosovë, cilët janë shkaktarët?

Numri i nxënësve ka shënuar rënie në Kosovë, cilët janë shkaktarët?

Punëtorët e sektorit privat protestojnë për 1 Maj, kërkojnë rritje të pagës

Mungesa e sigurimit shëndetësor dhe pagat e ulëta vlerësohen si shkak për ikjen e puntorëve

Kërkohet zbardhja e vrasjes së 135 shqiptarëve në Armatën Popullore të Jugosllavisë

Osmani: Pezullimi i dialogut strategjik është mesazh i qartë nga ShBA për Kosovën

Osmani: Pezullimi i dialogut strategjik është mesazh i qartë nga ShBA për Kosovën

Osmani: Deklarata e Mickoskit për zhdukjen e BDI-së, tendencë që shqiptarët të kenë vetëm parti lokale

Osmani: Deklarata e Mickoskit për zhdukjen e BDI-së, tendencë që shqiptarët të kenë vetëm parti lokale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën