TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Policia sekuestron mbi 32 kilogramë marihuanë në një veturë me targa nga Serbia

by tëvë1
2 vjet ago
1
A A
Policia sekuestron mbi 32 kilogramë marihuanë në një veturë me targa nga Serbia

Policia e Kosovës ka konfiskuar mbi 32 kilogram marihunë në një veturë me targa nga Serbia gjatë një kontrolli në pikë kalimin Kosovë –Serbi në Jarinjë.

Policia ka bërë të ditur se pas dyshimeve vetura e markës Mercedes A-Class është dërguar për kontrollim të detajuar në jug të Mitrovicës.

“Gjatë realizimit të operacionit policor të koduar “ SHTEGU” për kontrolle të disa automjeteve të dyshuara, një automjet i markës Mercedes A-Class me targa serbe është përzgjedhur për kontroll. Pasi janë ngritur dyshime të theksuara, automjeti në fjalë është derguar në Mitrovicën e Jugut për një kontroll më të detajuar. Gjatë inspektimit dhe kontrollit të automjetit, në pjesën e poshtme të tij është gjetur një rezervuar i shtuar metalik, me përmasa 160×97 cm dhe thellësi 25 cm, i cili dyshohej të mbante substanca narkotike. Pas hapjes së rezervuarit, janë gjetur gjithsej 30 pako të mbështjella me folie transparente, që përmbanin substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. Pesha totale e sasisë së konfiskuar është 32.4 kilogramë”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Operacioni është realizuar në konsultim të plotë me Prokurorin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

Policia ka bërë të ditur se në përputhje me procedurat ligjore, dy telefonë celularë janë konfiskuar dhe automjeti i dyshuar është sekuestruar për hetime të mëtejshme.

“I dyshuari, me iniciale (N.M-Beograd) pas veprimeve të para hetimore, është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa hetimi i rastit vazhdon nga antidroga- Mitrovicë e Veriut”, thuhet nga policia.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të garantuar sigurinë dhe rendin, duke luftuar me vendosmëri çdo formë të krimit, përfshirë trafikun e narkotikëve dhe veprimtaritë e paligjshme që rrezikojnë shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe inkurajon çdo individ që ka informacione për aktivitete të dyshimta kriminale, që të kontaktojë autoritetet përkatëse.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Behluli: Ndryshoi pushteti në Serbi, por qëndrimi ndaj Kosovës mbetet i njëjtë

Behluli: Ndryshoi pushteti në Serbi, por qëndrimi ndaj Kosovës mbetet i njëjtë

​Haxhiu i del në mbrojtje Gërvallës: Nëse keni sulme, më sulmoni mua, më kërkoni dorëheqjen

Haxhiu nesër për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Maliqi për vrasjen e Arlinda Zekajt: Institucionet e dinin rastin, duhet të japin llogari

Maliqi për vrasjen e Arlinda Zekajt: Institucionet e dinin rastin, duhet të japin llogari

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën

Harry Kane fiton “Topin e Artë”

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Pesë gola për 45 minuta, PSG në avantazh ndaj Bayernit

Klubi i vitit, Paris Saint-Germaini

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën