TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Policia sekuestron armë, municion dhe granata dore në tri raste të ndara në veri

by teve1
2 muaj ago
1
A A
Policia sekuestron armë, municion dhe granata dore në tri raste të ndara në veri

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka realizuar tri aksione të ndara në veri të vendit, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë, municion, granata dore dhe pajisje të tjera ilegale.

Sipas njoftimit nga Drejtoria Rajonale në Mitrovicë Veri, veprimet policore janë ndërmarrë pas pranimit të informatave nga qytetarët për prezencë të mundshme të armëve dhe mjeteve të paligjshme në tri lokacione të ndryshme.

Në rastin e parë, Policia e Kosovës ka kryer kontroll rreth orës 01:20 në një shtëpi të pabanuar në fshatin Jagnjenic të komunës së Zubin Potokut, ku kanë gjetur dhe sekuestruar 95 fishekë të kalibrave të ndryshëm, si dhe një emblemë dhe disa spaleta të Policisë së Serbisë.

Në rastin e dytë, gjatë kontrollit në një hambar të një shtëpie të braktisur në fshatin Zhitkovc të komunës së Zveçanit, policia ka gjetur një armë automatike AK-47, një granatë dore M-57 (prodhim jugosllav), tre karikatorë të zbrazët, 85 fishekë të kalibrit 7.9 mm, 60 fishekë të armës AK-47, si dhe dy uniforma ushtarake me emblema të Serbisë.

Ndërkaq, në rastin e tretë, rreth orës 12:20, gjatë kontrollit në një tjetër shtëpi të pabanuar në fshatin Varage të Zubin Potokut janë sekuestruar një granatë dore dhe 50 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Në rastin e dytë dhe të tretë, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë për trajtimin e mjeteve eksplozive (EOD), të cilat kanë bërë tërheqjen e mjeteve shpërthyese në mënyrë të kontrolluar.

Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rasteve për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Lidhur me këto raste, nuk është arrestuar asnjë person.

“Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që të vazhdojnë të ndajnë informacione që ndihmojnë policinë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Çdo informacion mund të raportohet në numrin 192”, theksohet në njoftim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vidhen pajisje me vlerë rreth 550 euro në një pompë derivatesh në Zubin Potok

MINT njofton çmimet e reja të derivateve për ditën e sotme: Nafta 1.86 €, benzina 1.44 €

Kurti për vdekjen e Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe mbështetës i pavarësisë

Kurti për vdekjen e Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe mbështetës i pavarësisë

Vdes në QKUK i dyshuari për plagosjen në Ferizaj, kishte qëlluar të dashurën dhe më pas veten

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Thaçit i vazhdohet paraburgimi nga Gjykata Speciale

Shtatë sekretet më të thella të jetës

Shtatë sekretet më të thella të jetës

Google ka ndaluar një nga video-lojërat më të njohura të ditëve të sotme

Google ka ndaluar një nga video-lojërat më të njohura të ditëve të sotme

Pesë këshilla për ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm

Pesë këshilla për ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm

Vidhen pajisje me vlerë rreth 550 euro në një pompë derivatesh në Zubin Potok

MINT njofton çmimet e reja të derivateve për ditën e sotme: Nafta 1.86 €, benzina 1.44 €

Kurti për vdekjen e Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe mbështetës i pavarësisë

Kurti për vdekjen e Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe mbështetës i pavarësisë

Vdes në QKUK i dyshuari për plagosjen në Ferizaj, kishte qëlluar të dashurën dhe më pas veten

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Thaçit i vazhdohet paraburgimi nga Gjykata Speciale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën