Dy raste të vdekjeve që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit po hetohen nga Policia e Kosovës.
Në QKUK të martën ka vdekur një shtetas i huaj .
“Raportohet se në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull shtetas i huaj. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24- orësh.
Ndërsa, në QKMF- në e Malishevës është dërguar pa shenja jete një person.
“Raportohet se në QKMF ishte dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet nga Policia.
Të dy rastet janë duke u hetuar.







