Polica e Kosovës ka bërë të ditur se ka arritur të ndaloj gara të shpejtësive në kuadër të planit operativ “Parandalimi i Garave të Shpejtësisë”, në katër lokacione të ndryshme.
Në njoftim thuhet se ndaj shoferëve janë shqiptuar 18 gjoba, raporton teve1.info
“Në kuadër të planit operativ “Parandalimi i Garave të Shpejtësisë” nga data 28.04.2023 deri me datë 01.05.2023 Njësitë e Trafikut përmes veprimeve policore kanë arritur të parandalojnë garat e shpejtësisë me automjete në katër lokacione të ndryshme, me ç ‘rast ndaj shoferëve janë shqiptuar tetëmbëdhjetë (18) gjoba”, thuhet në njoftim.