Policia ka bërë të ditur se një femër është raportuar e zhdukur në Fushë-Kosovë, ndërsa një mashkull dhe një femër të zhdukur janë raportuar edhe në Obiliq.
Sipas PK-së, rastet janë duke u hetuar.
“Fushë Kosovë 17.06.2022 – NN. Ankuesja femër kosovare ka informuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti nën hetime. Obiliq 17.06.2022 – 14:00. Raportohet se dy persona, një mashkull dhe një femër kosovare janë larguar nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /teve1.info/