Policia e Kosovës ka bërë të ditur se protestat në tri komunat veriore: Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq kanë përfunduar, me përjashtim në Leposaviq, aty ku para komunës po vazhdojnë të qëndrojnë një numër i vogël i protestuesve.
PK ka bërë të ditur se sot gjatë protestave janë sulmuar gazetarët dhe dëmtuar veturat e mediave, veprime të cilat do të hetohen.
“Pengimi i gazetarëve në kryerje të detyrës, cenimi i shprehjes së lirë, pengimi i pasqyrimit të situatës reale, si dhe dëmtimi i automjeteve janë veprime kriminale, të cilat do të hetohen nga Policia e Kosovës”, thuhet në komunikatë.







