Policia e Kosovës ka konfiskuar mbrëmë një armë zjarri në Vushtrri.
Siç njofton policia, në vendin e ngjarjes janë gjetur 13 gëzhoja plumbi dhe i dyshuari është shoqëruar në stacion policore.
“Konfiskimi i armës është bërë si rezultat i pranimit të informatës për te shtëna me armë zjarri në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, njësitet policore kanë lokalizuar vendin nga ku ishin dëgjuar te shtënat, me ç’ rast në vendin e ngjarjes janë gjetur trembëdhjetë (13) gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një armë pushkë automatike.
Në cilësi të të dyshuarit është shoqëruar në Stacionin Policor, M. P., 24 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistomi me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar për veprën penale: “mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’ dhe “përdorim i armës”, thuhet në raportin e policisë./teve1.info