Njësiti policor në Kllokot ka ndaluar një veturë “Passat” me targa vendore, që po drejtohej nga një mashkull i dyshuar.
Gjatë kontrollit, para ulëses së pasagjerit janë gjetur 50 copë municion shkollor të kalibrit 9 mm dhe dy radiolidhje.
Policia njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.
Njësiti policor gjatë një pike kontrolli të veturave ka ndaluar veturën Pasat me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari m/k. Gjatë kontrollit të veturës para ulëses së pasagjerit i janë gjetur 50 (pesëdhjetë) copë municion shkollor të kalibrit 9 mm dhe dy radiolidhje. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /teve1.info/







