Një shtetas i Gjermanisë është ndaluar në Mitrovicë, nën dyshimin për hyrje ilegale në territorin e Kosovës.
Sipas njoftimit të Policia e Kosovës, i dyshuari mashkull dyshohet se ka hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë.
“Njësiti policor ka ndaluar të dyshuarin mashkull shtetas të Gjermanisë, pasi që i njëjti dyshohet se ka hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit rasti është proceduar si kundërvajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit, rasti është proceduar si kundërvajtje, ndërsa autoritetet kompetente janë duke e trajtuar më tej çështjen.







