Policia e Kosovës ka njoftuar se ka hartuar planin operativ “Fundviti 2024 dhe fillimi i 2025”, ku përmes këtij plani ka paraparë ndërmarrjen e masave ligjore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimin e dukurive negative që mund të shkaktojë jostabilitet në çfarëdo mase që e rrezikon rendin, qetësin dhe sigurinë publike.
Policia ka apeluar qytetarët që të jenë të vëmendshëm për festat e fundvitit në parandalimin e përdorimit të parregullt të mjeteve piroteknike.
Madje, Policia ka bërë të ditur se do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore përkatëse, kudo që vëren se janë përdorur armë apo mjete tjera të kundërligjshme dhe që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve./teve1.info/