Policia e Kosovës ka bastisur një objekt në cilin funksionet një degë e urbanizimit të Mitrovicës së Veriut.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se ky rast i bashkëngjitet atyre të strukturave paralele.
Elshani ka thënë se janë konfiskuar disa dokumente dhe intervistuar disa persona.
“Sot pas pranimit të informacioneve se në një banesë afërsi të shkollës teknike mund të ishte duke funksionuar një degë e urbanizimit të Mitrovicës Veri, kemi verifikuar këtë informatë dhe ka dal të jetë e saktë. Pasi që është kontaktuar Prokurori i rastit, janë konfiskuar dokumentet e gjetura aty, janë intervistuar disa persona dhe rasti si falsifikim i dokumenteve i bashkëngjitet rastit të mëhershëm që e kishim me Strukturën paralele të Mitrovica Veri. Nuk kemi persona të arrestuar”, ka thënë Elshani./teve1.info/