TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Policia konfirmon arratisjen e Enver Sekiraqës: Nuk e gjetëm në shtëpi, kemi informuar të gjitha vendkalimet kufitare

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Arratiset Enver Sekiraqa

Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa është arratisur nga shtëpia e tij – ku ishte duke qëndruar në arrest shtëpiak.

Në një përgjigje për teve1.info, policia thotë se kanë ndërmarrë të gjitha masat për informim dhe ndalim në të gjitha vendkalimet kufitare dhe drejtoritë rajonale policore.

“Policia e Kosovës, bazuar në aktvendimin e pranuar të Gjykatës së Apelit, të datës 17.05.2024, për ndryshim të masës së sigurisë së të pandehurit Enver Sekiraqa, sipas procedurave dhe mandatit të saj ligjor i ka dërguar ftesën të njëjtit, mirëpo i njëjti nuk është hasur në vendbanimin e tij në rrugën ‘Vëllezërit Fazliu’ Prishtinë. Meqë i njëjti nuk është hasur në shtëpi, Policia e Kosovës, përmes zyrtarëve kompetent, ka njoftuar organet e drejtësisë se ftesa zyrtare i është dërguar të pandehurit Sekiraqa, mirëpo i njejti nuk është hasur në shtëpi.

Po ashtu sot me datën 18.05.2024, për të zbatuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit, ku i dyshuari duhet të dërgohet në paraburgim, zyrtarët policorë e kan kërkuar të njejtin, por nuk e kan hasur në shtëpi.  Veprimet e mëtejme policore, do të bazohen në procedurat e parapara ligjore, aktvendimin dhe rekomandimet e organeve të drejtësisë. Njëkohësisht Policia e Kosovës ka ndërmarrë masat e nevojshme për informim dhe ndalim në të gjitha vendkalimet kufitare dhe drejtoritë rajonale policore, ndaj të pandehurit”, kanë thënë nga policia.

Ndryshe, Tëvë1 ka raportuar ekskluzivisht se Sekiraqa është arratisur nga shtëpia dhe i njëjti aktualisht ndodhet në arrati.

Departamenti Special e ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ndërsa aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës 03.05.2024, e ka ndryshuar, pasi sipas aktvendimit të Gjykatës Themelore Enver Sekiraqa u dënua me 25 vite dënim me burgim dhe në shpallje të aktgjykimit, gjyqtari e kishte liruar nga masa e arrestit shtëpiak.

Nuk dihen rrethanat se si ka ardhur deri tek arratisja e Sekiraqës, mirëpo i njëjti nuk është në vuajtje të dënimit.

Sekiraqa u shpall fajtor për nxitje të vrasjes të policit Triumf Riza.

Për herë të parë në vitin 2016 Sekiraqa ishte dënuar me 36 vite burgim kurse sërish në vitin 2019 me 20 vite burgim.

Ish-polici, Triumf Riza, është vrarë më 30.08.2007 në Prishtinë.

Arratiset Enver Sekiraqa

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shija që i jep zë verës: Rc Brands kudo me ty

Shija që i jep zë verës: Rc Brands kudo me ty

Nderime të mëdha të rënëve për liri, kujtohet thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar

Nderime të mëdha të rënëve për liri, kujtohet thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar

OVL-UÇK: Kosharja, një nga kapitujt më të lavdishëm të luftës çlirimtare

OVL-UÇK: Kosharja, një nga kapitujt më të lavdishëm të luftës çlirimtare

Bajrami akuzon Qeverinë Kurti për shfrytëzim të krizës me naftën

Bajrami akuzon Qeverinë Kurti për shfrytëzim të krizës me naftën

Të dënuar për vrasje në Lushnje, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

4 shtetase kineze arrestohen në Durrës për prostitucion

4 shtetase kineze arrestohen në Durrës për prostitucion

Juventusi interesohet për Gjimshitin

Juventusi interesohet për Gjimshitin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën