Policia e Kosovës ka bërë publike fotografinë e një personi që kërkohet për veprat penale “Mashtrim”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Legalizim i rremë”.
Përmes një njoftimi zyrtar, Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që posedojnë çfarëdo informacioni lidhur me vendndodhjen e të dyshuarit të paraqitur në fotografinë e publikuar, të kontaktojnë autoritetet.
Sipas njoftimit, çdo informacion mund të përcillet duke telefonuar në numrat pa pagesë 192 dhe 0800 19 999, apo duke kontaktuar Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë në numrin 039 432 327.
Po ashtu, qytetarët mund të dërgojnë informacione edhe përmes postës elektronike në adresën: [email protected]









