Policia e Kosovës me autorizim të prokurorisë kompetente ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin dhe arrestimin e tre personave.
Sipas njoftimit, të dyshuarit kërkohen për përfshirje në një rast, “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim./teve1.info./