Policia e Kosovës në Gjilan ka kërkuar ndihmë për bashkëpunim në identifikimin dhe kapjen e një personi, i cili dyshohet për zjarrvënie.
Andaj, kanë bërë thirrje se kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në fjalë, të lajmrojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor, përcjell teve1.info.
“Kategoria e veprës penale, Zjarrvënje. Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në ligjin për publikimin e imazheve-fotografive dhe shënimeve të tjera të personit të kërkuar dhe në bazë të autorizimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim të identifikimit dhe arrestimin e të dyshuarit, lëshon këtë. Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat. Personi në foton e bashkangjitur është i dyshuar për përfshirje në veprën penale ,,Zjarrvënje’’ i ndodhur në qytetin e Gjilanit dhe i njëjti deri më tani nuk është arritur të identifikohet”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës./teve1.info/.