Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e personit dhe vendndodhjen e tij për veprën penale “Mashtrimi”, i cili ka ndodhur me datë 09.03.2024 në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari në një lokal në Ferizaj ka mashtruar shitësen me një shumë të caktuar të parave.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e personit të dyshuar, mashkull, i cili dyshohet se me datën 09.03.2024 në rrugën ” Ahmet Kaçiku” në Ferizaj ka kryer veprën penale ” Mashtrimi”, ku në një lokal ka mashtruar shitësen me një shumë të caktuar të parave”, thuhet në njoftim./teve1.info/