TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
6 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
6 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Policia ka nevojë për policë të rinj e trajnim të atyre aktual, thonë ekspertët

nga TËVË 1
30 Prill, 2023
0
A A
Policia ka nevojë për policë të rinj e trajnim të atyre aktual, thonë ekspertët

Policia e Kosovës ka nevojë për rekrutimin e zyrtarëve policorë, po vlerësojnë ekspertë të sigurisë në Kosovë, të cilët thonë se duhen edhe të krijohen kushte më të mira. Madje ata thonë se edhe policët aktual duhet të trajnohen në fusha specifike në mënyrë që të jenë të gatshëm në çdo situatë.

Rashit Qalaj, ish-drejtor i Policisë së Kosovës, tha ky institucion ka nevojë për policë të rinj në moshë.

Sipas tij, hapja e çdo konkursi bëhet me qëllim që të përmbushet numri tavan, i cili është i caktuar nga Qeveria e Kosovës.

“Unë mendoj që Policia e Kosovës ka nevojë për policë, ka nevojë për gjenerata të reja, Policia e Kosovës e ka numrin e caktuar, pra numrin tavan nga Qeveria e Kosovës dhe sigurisht që nëse është hapur konkursi qëllimi është që të përmbushet numri, i cili duhet të jetë në Policinë e Kosovës dhe unë mendoj që çdo gjeneratë e re që i vije Policisë së Kosovës ndikon shumë në elanin, në energji dhe në shërbime sa më efikase në aspektin e sigurisë”, tha Qalaj për EO.

Qalaj thotë se dorëheqjet janë kryesisht si pasojë e kushteve të punës që kanë zyrtarët policorë.

“Po nga informatat që unë posedoj dorëheqjet janë kryesisht në gjendjen e rëndë ekonomike, dhe kushtet e punës. Ju e dini që Policia është lënë pas dore nuk ka ndonjë stimulim financiar, nuk ka pajisje të mirëfillta, nuk ka përmirësim të kushteve të punës, pra është në një gjendje mjaft të keqe”, tha Qalaj.

Përderisa eksperti i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, ka thënë se ka probleme me rekrutimin e policëve të rijnë, kjo sipas tij, për shkak të kushteve jo të mira. Ai tha se policët që janë tashmë në detyrë duhen trajnuar nëpër departamente të veçanta, si ai i kibernetikës.

“Aktualisht kujtoj se Policia e Kosovës është mirë e strukturuar ka të gjitha departamentet e saj, por të jemi të sinqertë, tek pjesa e njësive të veçanta kujtoj se ndoshta ka akoma nevoja që Kosova të organizojë domethënë shkollime të ndryshme për njësi të veçanta të Policisë së Kosovës, sidomos njësitë që janë kundër krimeve kibernetike, e keni parë që edhe në Kosovë ka vepra të tilla, të ndaluara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, në çështjet e kibernetikës, si ashtu ka edhe kanosje të sigurisë kombëtare që mund të vijnë nga struktura të caktuara jashtë kufirit të Kosovës, sidomos nëse e marrim faktin parasysh se kemi pasur disa alarme të rrejshme me bomba në Aeroportin e Prishtinës me çka kanë rezultuar të pasakta por që kanë shkaktuar dëme ekonomike serioze në ekonominë e Kosovës”.

Ndërkaq, për dorëheqjet vullnetare Elezi përmendi disa prej arsyeve që sipas tij, çojnë drejt largimit të policit nga detyra.

“Dukuria e largimit të zyrtarëve të Policisë së Kosovës nga institucionet e sigurisë, përkatësisht Policia e Kosovës është vërtetë shqetësuese dhe sigurisht se gjithë kjo po bëhet si rezultat i një keqmenaxhimi me Policinë e Kosovës, një mossiguri juridike dhe ekonomike e zyrtarit të Policisë së Kosovës si dhe shumë çështje të tjera, siç është sigurimi shëndetësor, çështja e pagesës së merituar, kjo është një shqetësim serioz sepse nëse marrim në konsideratë koston ekonomike që i kushton shtetit për të nxjerrë, për të trajnuar një polic”.

“Kujtojmë se kemi dy probleme serioze, e para kemi në dëmtim të buxhetit të Republikës së Kosovës, përkatësisht taksat e qytetarëve të Republikës së Kosovës të cilët do të paguajnë gjithë shkollimin e këtyre zyrtarëve policor dhe e dyta do të kemi mungesë të profesionalistëve, të cilët më të vërtetë për një kohë të caktuar nëse punojnë në Policinë e Kosovës, ata do të kenë mjaftueshëm përvojën dhe profesionalizmin e tyre për të dhënë kontribut në Policinë e Kosovës”, theksoi Elezi.

Tags: konkursPolicia e KosovesRashit Qelaj
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ibishi thotë se LDK-ja do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion

Ibishi thotë se LDK-ja do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Maloku thotë se me krizën politike po dërgohet imazh jo i mirë edhe të aleatët

Maloku thotë se me krizën politike po dërgohet imazh jo i mirë edhe të aleatët

Pozhari: Kurti s’mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin për kryetar të Kuvendit

Pozhari: Kurti s’mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin për kryetar të Kuvendit

Ibishi thotë se LDK-ja do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion

Ibishi thotë se LDK-ja do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion

Zelensky në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Evropian

Zelensky në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Evropian

Barcelona, kampione e re e La Ligas, dominim i katalunasve në Spanjë

Barcelona, kampione e re e La Ligas, dominim i katalunasve në Spanjë

“InfoNata” 15.05.2025

“InfoNata” 15.05.2025

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Mitaj, Benzema e Kante, shpallen kampionë të Arabisë Saudite me Al-Ittihad

Mitaj, Benzema e Kante, shpallen kampionë të Arabisë Saudite me Al-Ittihad

Tension para derbit të Espanyolit, 13 tifozë të lënduar jashtë stadiumit

Tension para derbit të Espanyolit, 13 tifozë të lënduar jashtë stadiumit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X