Të shtëna me armë zjarri ka pasur mbrëmë në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur për tëvë1.info, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtnës, Agron Borovci i cili ka thënë se nuk raportohet për të lënduar, por dy vetura kanë mbetur të dëmtuara.
Sipas Borovcit, në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dy lloje të gëzhojave.
Policia ka bërë të ditur se është duke punuar me rastin në mënyrë që të zbulohet indetifikimi i të dyshuarve.
“Mbrëmë rreth orës 23:55 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ” Bardhyl Qaushi” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, të cilat kanë rezultuar me gjetjen e dy lloje gëzhojash. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkaq dy vetura janë dëmtuar. Policia po punon në mënyrë aktive për të mbledhur më shumë informacion rreth identifikimit të të dyshuarve, dhe në të njëjtë kohë po vijon punën hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, ka deklaruar Borovci./teve1.info/