Policia ka dhënë informacione shtesë për vrasjen e Bekim Varit, i cili të martën u gjetur i vdekur në malet e fshatit Manastirc të Komunës së Ferizajt.
Vari fillimisht u raportua i zhdukur nga familjarët e tij më 29 janar.
Lidhur me vdekjen e tij, është ndaluar një person me inicialet L.F., nën dyshimin për vrasje të rëndë.
“Lidhur me rastin person i zhdukur, me 05.02.2025 është raportuar se është gjetur trupi i pajetë i viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore, hetuesit e IML-s si dhe njësia e K9. Me vendim të prokurorit është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.