TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Policia jep detaje nga zjarri në Psikiatri: Trajtim mjekësor pranuan edhe pesë persona të tjerë

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Një person ik nga Klinika Psikiatrike në Prishtinë

Pas vdekjes së një personi në dhomën që u përfshi nga zjarri në klinikën e Psiktiatrisë në Prishtinë, Policia e Kosovës bën të ditur se edhe pesë persona të tjerë kanë pranuar trajtim mjekësor.

Zëdhënësja e PK-së, Florie Ahmeti bën të ditur për teve1.info se rasti po trajtohet si “Zjarrvënie” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, përcjell teve1.info

Reklamë

“Sot rreth orës 00:15, është raportuar se në klinikën e Psikiatrisë në Prishtinë, një dhomë është përfshirë nga zjarri. Policia dhe prokurori i shtetit menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit në këtë rast, një person ka vdekur si dhe pesë të tjerë kanë pranuar tretman mjekësor. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin ka nisur veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin, që është i cilësuar si zjarrvënie dhe Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, theksoi ajo.

Rastin është konfirmuar edhe nga Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës, të cilët kanë theksuar se një pacient ka vdekur në klinikën e Psikiatrisë në QKUK, pasi dyshohet se i kishte vënë zjarrin dhomës ku po qëndronte.

ShSKUK ka thënë se rasti ka ndodhur në një nga dhomat e tipit të mbyllur.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), njofton se mbrëmë rreth orës 23:00, në Repartin e Urgjencës dhe Intensives Psikiatrike ka ndodhur një zjarr, në njërën nga dhomat e tipit të mbyllur, ku qëndrojnë pacientët përkohësisht, pacientë në gjendje të agresivitetit dhe agjitimit të theksuar psikomotor, jo koshient për gjendjen mendore. Në të njëjtin Repart, në të njëjtën kohë, dyshohet se një pacient i ka vënë zjarrin në rrethana të panjohura dhomës së tipit të mbyllur, me ç’rast si pasojë e ngulfatjes nga tymi (asfiksioni) ai ka humbur jetën, përkundër përpjekjeve maksimale të stafit shëndetësor për ta shpëtuar pacientin”, thuhet tutje në njoftim.

Në komunikatë bëhet e ditur se shenja helmimi kanë pësuar e tërë ekipa kujdestare dhe një paciente tjetër.

“Gjithashtu gjatë kësaj kohe, një paciente tjetër ka pësuar shenja të helmimit nga tymi, e poashtu e tërë ekipi kujdestare, dy mjekë dhe dy infermiere të cilët gjatë ofrimit të ndihmës për pacientin në fjalë dhe evakuimit të pacientëve të tjerë, kanë manifestuar shenja të helmimit nga tymi dhe kanë marrë ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente”, thuhet në komunikatë. /Teve1.info/

QKUK konfirmon vdekjen e pacientit në Psikiatri nga zjarri, pësojnë shenja helmimi e tërë ekipa kujdestare dhe një paciente tjetër

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Lushaku: Mafia e energjisë po vret ekonominë e Kosovës

​Lushaku: Mafia e energjisë po vret ekonominë e Kosovës

Rama i quan të paarsyeshme arrestimet e zyrtarëve që dyshohen për keqpërdorim të detyrës

​Rama: Kryeqyteti do të mbështesë bizneset gjatë kalimit në tregun e liberalizuar të energjisë

Kosovë, pritshmëritë nga administrata e re amerikane

​Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies: Çka tregojnë të dhënat?

OEK: Ndërprerja e rrymës nga ZRrE-ja, goditja më e ulët ndaj bizneseve

OEK: Ndërprerja e rrymës nga ZRrE-ja, goditja më e ulët ndaj bizneseve

Gol dhe asist në Kupë, Asllani ndez “motorët” për sezonin e ri

Policia shpëton tre pushues nga mbytja në Vlorë

Policia shpëton tre pushues nga mbytja në Vlorë

Gjendja në pikat e kalimeve kufitare, pritjet më të gjata në Merdare

Gjendja në pikat e kalimeve kufitare, pritjet më të gjata në Merdare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X