TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Policia jep detaje nga aksioni antidrogë në veri

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kapet sasi e madhe e kanabisit në Zveçan, katër serbë të arrestuar

Në njoftimin e Policisë thuhet se reth orës 11:00, në asistim të antidrogës (DHTN) të Mitrovicës Jugu dhe njësive të patrullës nga Stacioni policor Veriu dhe Zveçani është planifikuar dhe realizuar një operacion kontrolli në shtëpinë në lokacionin në fjalë.

“Me të arritur në lokacion policia ka konstatuar se shtëpia i kishte dyert e mbyllura dhe dritaret e mbuluara. Gjatë realizimit të planit taktik policor dhe qasjes për kontroll brenda janë hasur katër persona të dyshuar të cilët kanë tentuar që të ikin dhe të fshihen nga Policia e Kosovës. Gjatë operacionit policor janë arrestuar dhe identifikuar katër serbë, njëri shtetas kosovar dhe tre shtetas të Serbisë: L. S. (1992); L.S. (shtetas i Serbisë, 1995), B. D. (shtetas i Serbisë 1997) dhe M.A. (shtetas i Serbisë, 1966)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më tej thuhet se gjatë kontrollit në brendi të shtëpisë, në katin e parë kishte dy dhoma të rregulluara me ndriçim, ventilim dhe saksi dhe një dhomë në të cilën kishte bimë të dyshuara narkotike kanabis duke u tharë dhe pothuaj të gatshme për treg.

“Në katin e dytë ndodhej një dhomë me bimë të dyshuara të kanabisit duke u tharë po ashtu të gatshme për shitje, tri dhoma me bimë të reja të dyshuara si kanabis, një dhomë me ndriçim dhe saksi, një dhome vetëm me saksi të grumbulluara dhe një dhomë e destinuar si depo. Në vendin e ngjarjes janë ftuar dhe kanë dal njësia krim teknikes së rajonit policor Mitrovicë Veri, Antidroga (DHTN) – Sektori Qendror, DHTN-Gjilan dhe nga Drejtoria e Krim teknikes”, thuhet në njoftim.

Policia po ashtu ka sqaruar se nga kompetentët janë konfiskuar 15 kilogram substancë e dyshuar narkotike marihuanë e gatshme për treg, 808 bimë të dyshuara kanabis duke u tharë të gatshme për treg,1531 bimë të reja të dyshuara si kanabis, 6 telefona mobilë, 150 euro- para të gatshme, 5 palë gërshërë, sistem i ventilimit, 164 drita ndriçimi për kultivim, 124 trafo për furnizim me energji dhe rreth 3000 saksi për kultivim.

“Deri në tërheqjen e plotë të dëshmive njësitet relevante nga stacioni policor Zveçan mbesin në lokacion, përderisa rasti mbetet nën hetime të mëtejme nga antidroga e Policisë së Mitrovicës Veri. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar me urdhër të të cilit katër të dyshuarit e arrestuar pas intervistimit dërgohen në ndalim për 48 orë. Sasia e sekuestruar e marihuanës dhe bimëve të kanabisit e kalon vlerën e shitjes në treg mbi një milion euro, ndërsa pajisjet të cilat janë përdor për mbjelljen, rritjen dhe kultivimin e kanabisit e kalojnë vlerën e mbi 450.000 euro. Bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal, të cilët kanë vepruar në shitjen e narkotikëve në Kosovë dhe Serbi”, përfundon njoftimi.

Tags: Arretohen 4 serbedrogeKanabis
ShareTweet

Postime të ngjashme

Çeku zotohet për dialog e jo për ndarje në Prishtinë

Çeku zotohet për dialog e jo për ndarje në Prishtinë

Buja tregon planet për Lipjanin

Buja tregon planet për Lipjanin

Çitaku kritikon Kurtin: Kosova po izolohet nga aleatët

Çitaku kritikon Kurtin: Kosova po izolohet nga aleatët

Gjini shpreh ngushëllime për vdekjen e Nikollë Perkajt

Gjini shpreh ngushëllime për vdekjen e Nikollë Perkajt

Erdogan në Nju Jork: Gaza dhe zgjedhja me dy shtete në qendër të axhendave

Erdogan në Nju Jork: Gaza dhe zgjedhja me dy shtete në qendër të axhendave

Barcelona vazhdon me rinovime, ‘blindon’ me kontratë të re Gavin

Gavi mund t’i nënshtrohet operacionit

Polakët “i fusin hundët” në finalen e Europa League, ultrasit udhëtojnë në Budapest dhe sulmojnë tifozët e Sevillas / Arrestohen 7 persona

Roma fiton derbin ndaj Lazios

Çeku zotohet për dialog e jo për ndarje në Prishtinë

Çeku zotohet për dialog e jo për ndarje në Prishtinë

Buja tregon planet për Lipjanin

Buja tregon planet për Lipjanin

Begaj niset drejt SHBA-së, merr pjesë në punimet e Asamblesë së OKB

Begaj niset drejt SHBA-së, merr pjesë në punimet e Asamblesë së OKB

Çitaku kritikon Kurtin: Kosova po izolohet nga aleatët

Çitaku kritikon Kurtin: Kosova po izolohet nga aleatët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën