TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Policia godet rrjetin shpërndarës të drogës, arreston 6 persona në Prishtinë e Prizren

Për me pak se një 24 orë Policia e Kosovës ka zhvilluar dy aksione në Prishtinë e në Prizren me ç’rast ka kapur disa kultivues të drogës.

by Doresa Geci
2 vjet ago
1
A A
Policia godet rrjetin shpërndarës të drogës, arreston 6 persona në Prishtinë e Prizren

Brenda kësaj hapësirë tash e një kohë kultivohej lëndë narkotike.

Puna në këtë laborator të drogës u ndërpre të mërkurën nga Policia e Kosovës, e cila zbuloi këtë punishte në një nga banesat në Komunën e Prizrenit.

Për këtë janë arrestuar tre persona, të cilëve edhe iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Të pandehurit, nga data e pa vërtetuar dhe në vazhdimësi deri më datë 23.04.2025, në Prizren, pa autorizim dhe në bashkëkryerje, kultivojnë bimën “Kanabis Sativa” (Mariuhanë), me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotrope, në atë mënyrë që në një objekt të mbyllur krijojnë një laborator të brendshëm “In door”, ku kanë kultivuar dhe kanë rritur rreth 200 bimë “Kanabis Sativa”, kanë bërë tharjen e tyre, dhe i kanë përgatitur për shitje në treg. Me këto veprime në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” nga neni 272 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK- së”, thuhet nga Prokuroria.

Por ky nuk është aksioni i vetëm i Policisë së Kosovës brenda më pak se 24 ore për kapjen e drogës.

Të martën institucionet e sigurisë arritën të shkatërrojnë rrjetin shpërndarës të kokainës në Prishtinës.

“Në rastin konkret me vendim të Prokurorit të shtetit, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale, dhe po ashtu gjatë këtij operacioni janë sekuestruar substanca narkotike me peshë të përgjithshme katër (4) Kg e 945.27 gram, tre (3) telefona, dy (2) vetura, dy (2) pistoleta, gjashtëdhjetë e katër (64 fishek) si dhe para të gatshme rreth katër mijë (4,000) euro”.

E sipas ish hetuesi policor, Valdet Hoxha këto raste shpërfaqin kapacitetet shtetërore për kapjen e rrjeteve kriminale në Kosovë.

“Është një indikator i qartë që Republika e Kosovës tashmë i ka të konsiliduara mekanizmat e zbatimit të ligjit dhe nuk lejon që pavarësisht specifikave, organizimit hierarkisë grupeve të mundshme potenciale kriminale, është shteti ai që ka situatën në kontrolle. Pavarësisht situatave sfiduese, pavarësisht vështirësive në luftimin e këtyre dukurive që janë sfiduese edhe për vendet me një traditë me të konsoliduar të shtet-ndërtimit”, tha Hoxha.

Prokuroria Themelore në Prishtinë mes tjerash ka bërë të ditur se janë duke vazhduar hetimet dhe se po ndërmarrin masa hetimore për zbardhjen e rastit në tërësi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Arrestohet një person i dyshuar për mashtrim me viza pune në Gjermani, u mori nga 1,200 euro tre personave

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një të miture në Fushë-Kosovës

Kuvendi të mërkurën debaton për raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

Kuvendi sot diskuton për raportin e Komisionit Evropian

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot me shi

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Arrestohet një person i dyshuar për mashtrim me viza pune në Gjermani, u mori nga 1,200 euro tre personave

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një të miture në Fushë-Kosovës

Kuvendi të mërkurën debaton për raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

Kuvendi sot diskuton për raportin e Komisionit Evropian

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot me shi

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

“Info Nata”- 10.11.2026

“Info Nata”- 10.11.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën