Policia e Kosovës ka gjetur sasi të armatimit në një banesë të pa banuar në veri të Mitrovicës.
Armatimi është gjetur gjatë ofrimit të mbështetjes që i kanë dhënë Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Vlerësim të Pronës të zhvilluar më 5 gusht.
“Gjatë këtij asistimi, në rrugën “Lola Ribar” – Mitrovicë Veri, konkretisht në një banesë e cila ishte e uzurpuar dhe e mbyllur (pa banorë) policia ka gjetur dhe sekuestruar:– 56 fishekë të kalibrave të ndryshëm – Municion për pushkë ajrore – 1 Optik për armë të gjatë – 1 Kuti për mbushje të municionit – 1 Fotrollë për pistoletë – 2 Gaz-maska – 2 Video-kamera dhe 1 video-kasetë e vogël – Dokumente të ndryshme – 1 Foto-aparat – 1 Lexues (DVD) – 1 Vule të rrumbullakët”, thuhet në njoftim.
Policia ka bërë të ditur se për këtë rast është arrestuar një e dyshuar, gruaja e pronarit të banesës së uzurpuar, të cilës poashtu i është gjetur armatim në banesën ku jetonte.
“Në vijim të hetimeve Policia ka identifikuar bashkëshorten e personit i cili dyshohet se e kishte uzurpuar pronën e cila banonte në një banesë aty afër. Në bazë të dyshimeve është kontrolle edhe në banesën tjetër ku policia ka gjetur dhe sekuestruar:- 1 pistoletë, – 1 tytë e armës së shkurtë,- 1 fishek, dhe – 1 armë (e modifikuar, stilo-laps). Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara M.A., 56 vjeç, e cila është intervistuar, dhe ndaj saj me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Pas intervistimit e dyshuar është liruar, ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt.”, ka bërë të ditur policia.