Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka gjetur një armë të llojt Zolla M-80, 64 mm, e prodhim serb në malet e fshatit Banjskë të Zveqanit.
Arma sipas PK-së është gjetur të mërkurën dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit përkatëse.
“Me datë 26.03.2025, rreth orës 15:05, njësitë policore përmes rrugëve operative, kanë arritur të gjejnë në malet e fshatit Banjskë të Zveqanit një armë e llojit Zolla M-80, 64 mm, e prodhim serb. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, përfshirë edhe njësinë e specializuar për trajtimin e mjeteve eksplozive. Arma është sekuestruar si dëshmi materiale, ndërsa hetimet për këtë rast po vazhdojnë. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’”, thuhet në komunikatë/teve1.info